Thirrje për aplikim - Ndarja e Çmimeve FIDES 2017 për Filantropinë në Kosovë

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpallë thirrje për pjesëmarrje në konkursin për çmimin e mirënjohjes për Filantropi në Kosovë.

Çmimi FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.

Kategoritë për çmimet FIDES 2017 janë:

Kompanitë, individët, OSHC-të dhe komunat, mund të aplikojnë për kategoritë e mëposhtme:

  • Çmimi FIDES për kontribut në nivel kombëtar “Hasan Prishtina” – I ndahet kompanisë, individit apo OSHC-së që ka ndërmarrë aktivitete filantropike në nivel kombëtar. 
  • Çmimi FIDES për kontribut individual – I ndahet individit që ka ndërmarrë aktivitete filantropike.
  • Çmimi FIDES për kontribut nga Diaspora – I ndahet individit apo kompanisë nga Diaspora që ka ndërmarrë aktivitete filantropike në Kosovë.
  • Çmimi FIDES për fuqizimin e gruas – I ndahet individit, kompanisë, OSHC-së që ka kontribuar në fuqizimin e gruas.
  • Çmimi FIDES për mbrojtje të ambientit – I ndahet individit, kompanisë, OSHC-së që me aktivitetet e veta ka kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.
  • Çmimi FIDES për “Liderët e Rinj” – I ndahet individit, kompanisë, OSHC-së, që me aktivitetet e veta ka kontribuar në çështjet që preokupojnë rininë.

Kërkesat për aplikim

  • Për këtë konkurs, aktivitetet e emëruara të kompanisë, individividit, OSHC-së,  duhet të jenë të zbatuar në vitin 2017
  • Vetëm aplikacionet e përfunduara do të konsiderohen, siç është përshkruar në formularin zyrtar të aplikimit nga FIQ (që mund të gjendet në faqen tonë të internetit: www.fiq-fci.org) dhe ato të dërguara para afatit përfundimtar.
  • Aplikacionet për secilën kategori i gjeni në fund të kësaj thirrje.

Si të aplikoni:

- Shkarko aplikacionin nga faqja zyrtare e FIQ: www.fiq-fci.org ose

- Prano një formular aplikimi me e-mail (sipas kërkesës)

Formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të gjitha materialet përkatëse duhet të jenë të bashkangjitura me formularin e aplikimit.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 31 tetor 2017. Kompanitë, individët, OSHC-të, apo komunat që marrin pjesë në thirrje, mund të aplikojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët. 

Për më shumë informacion ju lutem telefononi në nr. 00381 38 610 677, ose e-mail: fides@fiq-fci.org

Dërgoni formularin e plotësuar në: fides@fiq-fci.org, ndërsa dërgoni dokumentacionin percjelles deri më 31 tetor 2017 në adresën e mëposhtme:

Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ

Lagja Pejton, Rr.Pashko Vasa, nr. 1

10 000 Prishtinë, Kosovë

Shënim: Vendimi për zgjedhjen e fituesit të çmimit FIDES do të bëhet nga një juri e pavarur në përputhje me kriteret e përcaktuara.

Fituesit e çmimit do të shpallen gjatë ceremonisë së FIDES më 29 Nëntor 2017.


 

Donatorët e FIQ: