Për Ne

FIQ është fondacion me një traditë të gjatë të punës me komunitetin. Thelbi i punës së FIQ-it është zhvillimi i qëndrueshëm me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e komuniteteve lokale në aspektin socio-ekonomik.

FIQ është themeluar në vitin 2000 nga një grup i vogel njërëzish  të vullnetshëm që kanë parë nevojën e mobilizimit të qytetarëve në proceset vendimmarrëse si pasojë e luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Nga të qënit organizatë që ka punuar në çështjet e sigurisë dhe të aktivizmit qytetarë, FIQ është zhvilluar në një fondacion kombëtar në fusha të cilat kanë për qëllim forcimin e rolit të qytetarëve, sikurse në Zhvillimin e Qëndrueshëm, Dhënien e Granteve dhe Promovimin e Filantropisë.

Vizioni

"FIQ është motor i zhvillimit të komunitetit në Kosovë, duke punuar me qytetarët për të siguruar qëndrueshmëri socio-ekonomike"

Misioni

"FIQ punon për të siguruar, që qytetarët të jenë të angazhuar në proceset zhvillimore në komunitet përmes ndërmarrësisë sociale dhe aktivizmit qytetar drejt zhvillimit të qëndrueshëm"

 
 
 

Donatorët e FIQ: