Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë

Projekti “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë’’ është projekt i financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe implementuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP). Qëllimi i projektit është të kontribuoj drejt një shoqërie më demokratike përmes zhvillimit të Organizatave të Shoqërisë Civile më të qëndrueshme, të cilat do të shërbejnë si agjentë të ndryshimeve të mirëfillta në politikë bërje dhe vendimmarrje të të gjitha niveleve.

Ky projekt synon mbështetjen e OSHC-ve në Kosovë me fokus të veçantë në zhvillimin organizativ, avokues, zhvillimin e kapaciteteve për ngritjen e fondeve, profilizimin, krijimin e partneriteteve dhe rrjetizimin e tyre. Në këtë mënyrë do të rritet kontributi i tyre në vendimmarrje dhe politikbërje në nivelin lokal dhe qendëror.

Akademia për Qëndrueshmëri

Përmes Akademisë për Qëndrueshmëri, mentorimit direkt të OSHC-ve gjatë punës praktike, financimit të projekteve me bazë komunitare, ky projekt do të luaj rolin e një Qendre Burimore Kombëtare dhe si e tillë, do të gjenerojë organizata më të përgatitura, kredibile dhe të qëndrueshme. Akademia për Qëndruesheri do të zgjasë 12 muaj, ku organizatat që do të përzgjedhen me projektet e tyre janë ato me bazë në komunitet (grassroot) të cilat do të përfitojnë nga paketat e trajnimeve rreth menaxhimit të projekteve, ngritjes së fondeve, njohuri rreth avokimit dhe fusha të tjera të nevojshme per mbarëvajtjen e tyre. 

Grante për OSHC-të pjesëmarrëse

Si pjesë e projektit parashihet ndarja e granteve për 15  organizata lokale, projektet e të cilave do të financohen me nga 3500 – 4000 euro. Po ashtu, parashihet krijimi i partneriteteve, për çka në vitin pasues të realizimit të këtij projekti pritet të krijohen deri në 4 koalicione organizatash, të cilat do të përfitojnë grante për të implementuar projekte në partneritet me njëra tjetrën. Projektet në partneritet do të financohen deri në 8500 euro. Të gjitha informatat rreth thirrjeve do të shpallen në faqen e FIQ dhe INDEP.

Qendra Kombëtare për Resurse (NRC)

Të gjitha trajnimet që do të realizohen për organizatat përfituese direkte të këtij projekti, do të publikohen online dhe të jenë të qasëshme për publikun. Poashtu, në zyret e FIQ do të ngritet biblioteka me tituj të ndryshme e cila do të jetë e hapur për tëb gjitha OSHC-të.  Poashtu, NRC do të shërbejë si hapësirë pune dhe takimesh për organizatat lokale.

 Thirrjen për propozime e gjeni në linkun https://fiq-fci.org/nrc/thirrja/

Donatorët e FIQ: