THIRRJE PËR APLIKIM

Forumi për Iniciativa Qytetare organizon për herë të nëntë, garën për “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2019.

Ky projekt synon të identifikojë ndër marrës të rinj në Kosovë të cilëve i ofron përkrahje, trajnime, mentorim, dhe mbështetje financiare fillestare përmes granteve nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyre të biznesit. Idetë fituese mund të përfitojnë grante në vlerë prej 10,000 USD në nivel rajonal. Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend.

Kriteret për aplikim:

> Idea është ende në fazat e para të zhvillimit të saj
> Idea bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale
> Idea ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore
> Idea ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritje të vazhdueshme
> Idea bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe është e vetëdijshme për konkurrentët dhe avantazhet
> Idea mbështet rivitalizimin e ekonomisë dhe lidhjen mes njerëzve dhe komunitetit
> Idea është innovative në krahasim me bizneset dhe projektet e tjera në komunitet

Kush mund të aplikoj?

> Individë
> Organizatat Jo-Fitimprurëse
> Biznesi i vogël

APLIKO KËTU

Kushtet e financimit:

Në nivel rajonal, idetë fituese do të përfitojnë grant deri në 10,000 USD.

Dokumentat që duhen dorëzuar:

> Forma e Aplikimit
> Një dokument që vërteton statusin ligjor të entitetit që aplikon (për organizata dhe biznese të vogla)
> Forma Financiare (Mund ta shkarkoni në linkun më poshtë)

Dokumentet duhet të dorëzohen deri me datën 01/06/2019 ne info@fiq-fci.org


Donatorët e FIQ: