Forumi për Iniciativa Qytetare si target shumë të rëndësishëm të punës e ka rininë dhe sidomos të rinjtë nga zonat me më pak mundësi për aktivizëm. Me projektin Ambasadorët e rinj, synojmë që të rinjtë të bëhen akter vendimmarrës në projekte komunitare që vijnë nga grupet joformale, pikërisht nga vendet që ambasadorët e rinj përfaqësojnë. Pra, ambasadoret janë vet ata që vendosin për projektet më të nevojshme për komunitetin e tyre dhe grupet joformale janë ato që realizojnë këto projekte. Ambasadorët dhe grupet informale ndjekin trajnimet e zhvilluara nga FIQ në modulet rreth: "Menaxhimit të Projektit", "Informimi i Komunitetit", "Menaxhimi i Kohës" dhe  "Shkathtësitë e Lidershipit". Mësimet e fituara nga trajnimet aplikohen në praktik nëpërmjet idejimit dhe zhvillimit të akcioneve komunitare të cilat zhvillohen nga grupet informale nën vëzhgimin e ambasadorëve të ri. 

FIQ deri tash ka 26 Ambasadorë në komuna të ndryshme të vendit. FIQ deri tani ka realizuar 26 projekte komunitare, që janë të prekshme nga qytetarët.

 Ambasadorët e Rinj, shembull i aktivizmit dhe kontribuimit në komunitet!

Akcionet Komunitare

Ambasadorët e Rinj në Media
Në emisionin "Pasdite në Tribunë", Albesa Aliu, Zyrtare e programit në FIQ dhe Shend Vishi, ambasador i ri nga komuna e Kaçanikut flasin rreth projektit të zhvilluar në Viti dhe Kaçanik gjatë vitit 2017. 

     

     

     

     

    Donatorët e FIQ: