Projekti "ATAR 2"

Forumi për Iniciativa Qytetare së bashku me Universitetin LINK Campus, mbështetur nga Zyra e Bashkësisë Evropiane në Kosovë, ka nisur projektin “Përshpejtimi i vet-punësimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë”.

Ky projekt do të rris drejtpërdrejtë punësimin e të rinjëve të papunë me kushte të vështira socio-ekonomike, duke i nxitur të shprehin idetë e tyre të ndërmarrësisë lidhur me sektorin e bujqesisë dhe TIK.

100 individë të përzgjedhur nga grupi i synuar do të ndjekin trajnimin intenziv në zhvillimin e kapaciteteve, në temat kryesore lidhur me vet-punësimin dhe shkathtësitë e ndërmarrësisë, si pjesë e programit Start-Up Accelerator. Në fund të Programit Start-Up Accelerator, 50 idetë më të mira do të prezentohen para një paneli ekspertësh dhe investitorë lokal.

Paneli selektues do përzgjedh 20 startupet me potencial më të madh për të krijuar vende pune do të shpërblehen me grante në vlerë deri në €8,000, dhe poashtu do të kenë mundësinë për të ngritur fonde nga investitorët lokal, dhe do të monitorohen për të implementuar në praktikë idetë e tyre të biznesit.

Kush mund të aplikoj?

Ky projekt është hartuar posaçërisht për të përfituar të rinjtë e papunë dhe të rinj përfitues të ndihmës sociale. Mosha e aplikantëve duhet të jetë midis 18 dhe 29 vjet. Aplikimet priten nga të rinjtë e dy kategorive të sipërpërmendura të cilët dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre.

Kriteret vlerësuese për të selektuar 100 aplikacionet më të mira do të bazohen në elementet vijuese:

Duhet të jetë në fazën embrionale, ose diçka që sapo ka filluar.
Duhet të bazohet në burimet lokale.
Duhet të jetë miqësorë me mjedisin dhe përgjegjësi shoqërore.
Duhet të ofrojë mundësi punësimi për njerëzit lokalë.
Duhet të ketë një vizion të qartë për rritjen e ardhshme të biznesit
Duhet të bëjë një vlerësim bazë të tregut vendor të pranojë konkurrentët dhe përparësitë krahasuese.
Duhet të përfshihet në fushëveprimin e "Bujqësisë së Qëndrueshme" ose "TIK"

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implemetuar nga FIQ dhe LINK Campus University. 

Donatorët e FIQ: