THIRRJE PËR APLIKIM - Projekti PREX - Kaçanik

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), ka filluar implementimin e projektit,  i cili do të nxit vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë tek të rinjtë e Kaçanikut. Qëllimi kryesor i projektit është të ndikoj drejtpërdrejt në rritjen e punësimit tek të rinjtë e papunë, duke i fuqizuar ata për të implementuar idetë e tyre për biznes.

Si pjesë të këtij pojekti, ndërmarrësit ambicioz do të përfitojnë programe të trajnimeve, bashkëpunim me pjesëmarrësit e tjerë për idetë e tyre të biznesit, mentorim nga ekspert të biznesit që lidhen me  fushat teknike, si dhe grante për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit.

Projekti ka për qëllim të identifikoj dhe mbështes idetë e biznesit që kanë potencial të lartë për sukses, ndikim të rëndësishëm shoqëror, mjedisor, ekonomik, si dhe idetë të cilat sigurojnë  zhvillim të qëndrueshëm për komunitetin.

Kush mund të Aplikoj?

Ky projekt në mënryrë të vecantë i është përshtatur të rinjve të papunësuar, të cilët i përkasin grupmoshave 16-25 vjeç. Njëkohësisht, aplikimi mund të bëhet për një ide të re biznesi, apo për një biznes ekzistues, i cili ka një histori të operimit për më së shumti 1 vit.

 Procesi i aplikimit

Të gjithë të interesuarit duhet ta kompletojnë aplikimin e tyre deri me datën 10 Prill  2018.

Aplikacionet duhet të plotësohen online në http://bit.ly/2ElcImY

Nëse për ndonjë arsye nuk mund ta përfundoni aplikimin online, ju lutem na kontaktoni dhe ne do t’ju dërgojmë aplikacionin përmes postës apo emailit.

Informatat Kontaktuese:

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)

Pejton, Rr. Pashko Vasa, Nr.1, 10 000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 (0) 38 610 677

  Procesi i përzgjedhjes:

FIQ do të shqyrtojë dhe vlerësojnë me kujdes të gjitha aplikacionet e pranuara. Pas kontrollimit të së drejtës për aplikim për të gjitha aplikacionet, do të zgjedhen 40 ide nga të gjithë aplikantët, përkatësisht ndërmarrësit e rinj të cilët do të bëhen pjesë e projektit PREX. Kriteret e vlerësimit për të përcaktuar aplikimet më të mira do të bazohen në elementet  e mëposhtme:

  1. Origjinaliteti dhe Konceptimi i Idesë
  2. Përdorimi i Resurseve Lokale
  3. Ndikimi në Ekonomi Lokale (Gjenerimi i vendeve të punës)
  4. Realizueshmëria Ekonomike / Konkurrenca në Treg
  5. Ndikimi Afatgjatë Shoqëror dhe Edukativ për Komunitetin
  6. Përdorimi i Energjisë së Pastër (burimeve alternative)

Programi Përshpejtues për Biznese Fillestare:

40 aplikantët që janë përzgjedhur për të shkuar nëpërmjet programit përshpejtues do të përfitojnë nga një program gjithëpërfshirës 6 mujor të trajnimeve, që do të inkuadrojë trajnime nga ekspertët dhe mentorim të ngushtë, për të ndihmuar aplikantët të përsosin më tej idetë e tyre të biznesit.

Në fund të Programit Përshpejtues, të gjithë pjesmarrësit do të prezantojnë idetë e tyre gjatë javës së prezantimeve. Paneli përzgjedhës do të identifikojë 10 biznes idetë më të mira, të cilat do të marrin financim në shumën prej 2,000 euro dhe mentorim të ngushtë për të realizuar idetë e tyre të biznesit në praktikë. Për të pranuar financim, aplikantët e përzgjedhur janë të obliguar që të regjistrojnë zyrtarisht biznesin e tyre tek Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare

 Projekti financohet nga: GCERF

 

Donatorët e FIQ: