Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpallë thirrje për pjesëmarrje në çmimin FIDES për Filantropi në Kosovë.
Për të njëmbëdhjetin vit me rradhë, me Çmimin FIDES do të shpërblehen kompanitë, organizatat dhe individët nga Kosova dhe Diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.
Kategoritë për çmimet FIDES 2019 janë:
Kompanitë, individët, OSHC-të, mund të aplikojnë për kategoritë e mëposhtme:
Kërkesat për aplikim
Si të aplikoni:
- Shkarko aplikacionin nga faqja zyrtare e FIQ: www.fiq-fci.org ose
- Prano një formular aplikimi me e-mail (sipas kërkesës)
Formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të gjitha materialet përkatëse duhet të jenë të bashkangjitura me formularin e aplikimit.
Thirrja për aplikim është e hapur deri më 25 Nëntor 2019. Kompanitë, individët, OSHC-të, që marrin pjesë në thirrje, mund të aplikojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët.
Për më shumë informacion ju lutem telefononi në nr. 00383 38 610 677, ose e-mail: fides@fiq-fci.org
Dërgoni formularin e plotësuar në formë elektronike në: fides@fiq-fci.org, ndërsa nëse doni që të dërgoni formularin në kopje fizike, përcillni adresën e mëposhtme:
Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ
Lagja Pejton, Rr.Pashko Vasa, nr. 12/1
10 000 Prishtinë, Kosovë
Shënim: Vendimi për zgjedhjen e fituesit të çmimit FIDES do të bëhet nga një juri e pavarur në përputhje me kriteret e përcaktuara.
Fituesit e çmimit do të shpallen gjatë ceremonisë së FIDES më 18 Dhjetor 2019