Ftesë për Propozime

për

Përkrahje financiare për OSHC-të për implementim të projekteve me bazë në komunitet

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është:

29 qershor 2018

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) si dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), po implementojnë projektin “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë" financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti ka filluar në shkurt të vitit 2018, si dhe përfshin një sërë aktivitetesh që do të implementohen gjatë një periudhe trivjeçare me fokus në fuqizimin e OSHC-ve lokale si dhe krijimin e koalicioneve për adresimin e çështjeve lokale.

Objektivi i Përgjithshëm i kësaj Ftese, respektivisht skemës së përkrahjes financiare, është fuqizimi i OSHC-ve lokale dhe krijimi i koalicioneve për adresimin e çështjeve me bazë lokale. Objektivi specifik i kësaj ftese është që të përforcohet angazhimi aktiv dhe i qëndrueshëm i OSHC-ve lokale në politikë-bërje në të gjitha nivelet e qeverisjes në fushat e zgjedhura prioritare të intervenimit, përmes ofrimit të ndihmës direkte financiare dhe teknike.

Fushat prioritare të intervenimit janë: 1. Demokracia dhe Qeverisja e mirë, 2. Arsimi, punësimi dhe politikat sociale, 3. Rinia dhe vullnetarizmi, 4. Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut

Dispozitat financiare

  • 15 grante për projekte me bazë në komunitet do të fitohen nga palët e treta. Shuma minimale e përkrahjes financiare është 3500 EUR ndërsa shuma maksimale është 4000 EUR. Financimi do të mbulojë 100% të buxhetit total të projektit.
  • 4 grante të ndërsjella do të jepen për 4 koalicione tematike të OSHC-ve lokale (shuma e grantit deri në 8500 € për koalicion). Financimi do të mbulojë 80% të buxhetit total të projektit, ndërsa koalicionet janë përgjegjëse për sigurimin e bashkë-financimit me subjekte të tjera publike, private apo donatorë. Kjo do të jetë ftesë e mbyllur për aplikime, hapur vetëm për OSHC-të përfituese të Ftesës për Propozime.

Kush mund të aplikojë?

  • Organizatë jofitimprurëse, asociacion, fondacion, institucion arsimor, grupe rinore ligjërisht të themeluara në Kosovë;
  • Person juridik regjistruar së paku një vit para hapjes së kësaj ftese;
  • Të jetë në gjendje që të ofrojë dokumentet e regjistrimit të organizatës (certifikata e regjistrimit, certifikata e numrit fiskal), si dhe dëshmi që kanë kryer të gjitha obligimet ndaj shtetit, përfshirë Administratës Tatimore, informatat e llogarisë bankare)
  • Të jenë në gjendje të dëshmojnë përvojën paraprake në implementim të projekteve të ngjashme apo të ndërlidhura me fushën e propozuar të intervenimit (kërkohet dorëzimi i mostrave të punës së kryer);
  • duhet të ketë buxhet vjetor më të ulët sesa 30,000 Euro.

Seancat informative

Gjakovë – 25 prill

 

Mitrovicë – 26 prill

 

Gllogoc – 8 maj

 

Ferizaj – 10 maj

 

Pejë – 25 maj

 

Kaçanik – 22 maj

 

Prizren – 7 qershor

 

Podujevë – 12 qershor

 

Prishtinë – 19 qershor

 

Gjilan – 21 qershor

 

Procesi i aplikimit

Pyetjet në lidhje me përmbajtjen e Ftesës për Propozime, si dhe të gjitha aplikimet mund të hartohen dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe apo angleze.

Aplikimet DUHEN dërguar me email tek cso@fiq-fci.org deri më 29 qershor 2018, ora 24:00.

Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, si dhe njoftimet tjera të rëndësishme për aplikuesit publikohen në faqet zyrtare të internetit të FIQ-it dhe INDEP-it, jo më vonë se 7 ditë para afatit (29 qershor 2018) për dorëzimin e aplikimeve.

Pako e aplikimit:


Donatorët e FIQ: