Lypsaria kërcënon mirëqenien, por edhe sigurinë

30/01/2014

Lypsaria në Kosovë ka potencial ndikimi negativ në mirëqenien e shoqërisë në tërësi, madje mund të kërcënojë dhe sigurinë e përgjithshme. Si problem më specifik dhe delikat është lypsaria e fëmijëve.

Kështu thotë një raport i publikuar sot nga Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë, me kontributin e Forumit për Parandalimin e Konfliktit, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Forumi për Siguri e organizata të tjera të shoqërisë civile.

?Kosova është një burim, vend transitor dhe vend i destinacionit për fëmijë të trafikuar , prostitucion të detyruar dhe lypsari të detyruar, derisa vajzat e vajzat e vogla dhe fëmijët e tjerë të komunitetit RAE janë si potencial trafikimi për shkak të varfërisë së madhe dhe regjistrimit të ulët civil të lindjeve?, thuhet mes tjerash në raportin me titull "Lypsaria në Kosovë dhe ndikimi i saj në sigurinë e njerëzve". (Lexo të plotë raportin)

Në konferencën e organizuar me këtë rast, pjesëmarrësit thanë se dukuria e lypsarisë rrezikon shoqërinë kosovare, andaj, duhet të hartohet një plan për t?u përballur me këtë sfidë.

Zyrtarë të institucioneve, përfaqësues të Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe organizata të tjera, u pajtuan se fillimisht duhet të identifikohen lypësit. Fenomeni i përhapjes së tyre në Kosovë duhet të merret seriozisht dhe të gjendet një zgjidhje.

Behxhet Gaxhiqi, zëvendësministër i Punës për Mirëqenie Sociale, ka thënë se është punuar për zgjidhjen e këtij problemi, por e pranon se kjo dukuri çdoherë e më shumë po rritet. Sipas tij, shumë nga lypsarët vijnë nga Shqipëria.

Sipas Gaxhiqit, është shqetësuese sidomos fakti që shumica e lypësve i takojnë grup-moshës së fëmijëve. ?Mund t?i vërejmë që bredhin nëpër rrugë, sidomos, edhe në ato lokacione që janë shumë të rrezikshme, por edhe janë të ndaluara pikërisht për fëmijë, për moshën dhe shëndetin e tyre?, ka thënë ai.

Vehbi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, tha se me policinë kanë ndërmarrë aksione në Prishtinë, me ç?rast është konstatuar se gjendja e rëndë ekonomike është shkaku kryesor i rritjes së numrit të njerëzve që kërkojnë lëmoshë.

?Ne e kemi organizuar një aksion, së fundi, me Policinë e Kosovës dhe prej atij aksioni i kemi zhvilluar disa pyetje që kanë rezultuar me disa përgjigje... Faktorë, të cilët kanë dalë kryesisht që i shtyjnë këta persona të dalin në rrugë janë kushtet e rënda ekonomike, shtytja nga familja, gjendja shëndetësore?, ka thënë Mujku.

Kurse, Ymer Thaçi nga Ministria e Punëve të Brendshme, thotë se besohet se këta persona shtyhen nga njerëz apo grupe të ndryshme, që të dalin për të kërkuar lëmoshë. Ai tha se strategjitë vetëm po përpilohen dhe po mbesin në letër.

Konferencën e plotë mund ta ndiqni në videon:http://www.ekonomiaonline.com/video/8658/lypsaria-kercenon-mireqenien-por-edhe-sigurine/

Postuar më: 30.01.2014 - http://www.ekonomiaonline.com/video/8658/lypsaria-kercenon-mireqenien-por-edhe-sigurine/

Donatorët e FIQ: