Vizitat me KSPB-në e Kuvendit të Kosovës, FIQ dhe Safeworld

01/01/2011

FIQ dhe Saferworld bashkë me Komisionin për Siguri dhe Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës kanë zhvilluar vizita në Obiliq, Ferizaj dhe Viti, ku kanë takuar përfaqësues të komuniteteve dhe institucioneve lokale për të mësuar për angazhimin e tyre në projektet dhe aktivitetet që lidhen me përmirësimin e sigurisë në komunitet

Kjo vizitë është pjesë e bashkëpunimit të FIQ-it, Saferworldit dhe Komisionit Parlamentar, ndërsa kishte për qëllim që të vizitojë këto vendbanime, ku dy organizatat partnere, FIQ dhe Saferoword kanë zhvilluar viteve të fundit projekte që kanë ndikuar në përmirësimin e sigurisë. Poshtu, synimi ka qenë që t’u jepet rasti përfaqësuesve të fshatrave Palaj (Crkvena Vodica) në Obiliq, atij të Gërmovës (Viti) dhe komunitetit të shkollave të mesme në Ferizaj për t’u njohur me Komisionin dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe për t’ua transmetuar brengat qytetare të sigurisë.

Donatorët e FIQ: