Konkurs për Ese

01/01/1970

Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ, fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për esen më të mirë në tema e mëposhtme:
Qytetaria aktive  - Nevojat dhe Rëndësia e të qenit Qytetar Aktiv në një shoqëri
Vlerat e shoqërisë kosovare ndër shekuj; Filantropia dhe bamirësia
Personazhi inspirues ; Po të ishit ai/ajo, cfarë do të bënit?
Eseja duhet të përfshijë rreth 1300 – 1700 fjalë dhe të jetë në gjuhën shqipe (e preferueshme) ose në gjuhën angleze.
Fituesit do të shpërblehen me:
1.    Fituesi i parë: 500 Euro, në shenjë mirënjohje dhe publikimin e esesë në njërën nga gazetat e përditshme;
2.    Fituesi i dytë: 300 Euro, në shenjë mirënjohje dhe publikimin e esesë në njërën nga gazetat e përditshme;
3.    Fituesi i tretë: 200 Euro, në shenjë mirënjohje dhe publikimin e esesë në njërën nga gazetat e përditshme;

Esetë do të përzgjidhen nga Komisioni i përbërë nga ekspertë të fushave të caktuara me në krye një ekspert të gjuhës.

FIQ inkurajon të gjithë ata persona që kanë aftësi dhe dëshirojnë të shprehen përmes shkrimeve, të aplikojnë në adresën Lagja Aktash, Rruga Rexhep Mala nr. 5/a, Prishtinë, Kosovë, ose përmes postës elektronike info@fiq-fci.org.

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 15 Shtator 2013

Donatorët e FIQ: