KONFERENCË PËR MEDIA E KOSID

27/06/2019

KONFERENCË PËR MEDIA E KOSID: Njoftim i publikut për letrën e dytë që KOSID i ka dërguar
OPIC-ut, duke i kërkruar kësaj banke të mos përkrah ndërtimin e termocentralit të qymyrit

Data: 27 qershor, 2019
Koha: 11:30
Vendi: EU House / Shtëpia e BE-së (te ish-Pro Credit përballë zyres së Komisionit Evropian)

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, KOSID, dhe partnerët tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa publikon letrën e dyte që i ka dërguar bankës OPIC se pse duhet të mos e mbështesin ndërtimin e termocentralit e qymyrit “Kosova e Re” dhe të fokusohen në zhvillimin e qëndrueshëm dhe energjinë e ripërtritshme në Kosovë.

Në konferencë prezantojnë:

Jeta Xharra dhe Dajana Berisha, bashkëthemeluese të KOSID, Ellen Frank, drejtoreshë e OJQ “ERA” dhe Yllka Agusholli, aktiviste e KOSID.

Pas tërheqjes së Bankës Botërore nga ky projekt në tetor të vitit të kaluar, kemi kuptuar që banka OPIC është duke e konsideruar financimin e këtij termocentrali dhe ne ju kemi kërkuar që kjo nuk bën të ndodh për shkak se:

1. Mbështetja për termocentralin e ri të qymyrit do të ishte në kundërshtim me politikat OPIC-ut që e kundërshtojnë thëngjillin dhe inkurajojnë mbështetjen e energjisë së rinovueshme. Politika
Mjedisore dhe Sociale që e ka publikuar kjo bankë thotë që OPIC do tu japë " preferencë të fortë"
projekteve që kapin dhe sekuestrojnë 85% të emetimeve të gazërave me efekt serrë. (paragrafi 8.5).


2. Kongresi Amerikan i ka kërkuar OPIC-ut t’i mbështesin dhe tu japin përparësi burimeve e
ripërtëritshme dhe projekteve të energjisë së pastër. (Shfrytëzimi më i Mirë i Investimeve që çojnë në Ligjin për Zhvillim të 2018, H.R. 302-2, Kongresi 115. § 1470 (v) (2018) (Ligji BUILD)). Për sa kohë që ne e dimë, OPIC-u nuk ka kërkuar ose konsideruar alternativa të ripërtëritshme për këtë projekt, megjithëse Banka Botërore vendosi në mënyrë specifike të mos financojë termocentralin e qymyrit, përshkak të disponueshmërisë së alternativave të reja të ripërtëritshme që do të mund të zbatoheshin për këtë projekt. Financimi i temrmocentralit të qymyrit, pa vlerësimin fillestar të alternativave të rinovueshme, do të ishte në kundërshtim me preferencën e hapur të Kongresit Amerikan për projektet e rinovueshme.


3. Termocentrali i ri i qymyrit nuk mund të përmbush statutin e OPIC për ndalimin e mbështetjes së projekteve me ndikim të paarsyeshëm. OPIC-ut i ndalohet me statut të mbështes propozime që
shkaktojnë rrezik "të paarsyeshëm ose të madh", e ky projekt paraqet rrezik të madh për shkak se Marrëveshje për Blerjen e Energjisë që ka nënshrkuar qeeria e Kosovës me Countur Global imponon rreziqe shtesë ekonomike për Qeverinë dhe popullin e Kosovës duke kërkuar nga Qeveria që të marrë të gjitha rreziqet e projektit. Kjo nënkupton që rreziku financiar do të paguhet nga qytetarët e Kosovës përmes fakturave të rrymës që do të dyfishohen e trefishohen. Familjet në Kosovë tashmë paguajnë një përqindje shumë të lartë nga të ardhurat të tyre për shërbimet e energjisë; kjo do të sillte një barrë shtesë në financat e ekonomive familjare, veçanërisht për ato familje me të ardhura të ulëta dhe shumë të ulëta. Një rritje më e vogël e çmimeve të energjisë rezultoj me protesta masive në vitet 2013 dhe 2017. Rritjet e çmimeve nga ky termocentral i ri i qymyrit ‘lehtësisht mund të shkaktojë protesta dhe trazira të reja.


4. KOSID i propozon OPIC-ut alternativa me të lira dhe ekonomikisht më të volitshme që janë në
dipozicion për të përmbushur nevojat energjetike të Kosovës. Këto dhe argumente tjera që janë elaboruar në letër do të mund t’i ndëgjoni në konferencë për shtyp me ç’rast do të mund të merrni letrën e drejtuar te OPIC në anglisht dhe në shqip.

Për çfarëdo pyetje teknike kontaktoni në 038 610 677, kurse për cështje përmbajtësore kontaktoni Dajana Berishën, bashkë-themeluese e KOSID në 044 676 059.

Vemendje: Për të gjitha mediat, konferenca do të transmetohet direkt në KALLXO.com dhe materialet nga konferenca janë të disponueshme për tu përdorur dhe ritransmetuar nga të gjitha mediat.

Donatorët e FIQ: