Simpozium mbi Filantropinë

03/12/2014

Në kuadër të "Javës se Filantropisë" Forumi për Iniciativa Qytetare organizon simpozium mbi Filantropinë, e cila synohet të shënohet tradicionalisht.

Programi i Filantropisë synon të jetësojë trekëndshin e bashkëpunimit ndërmjet sektorëve më të rëndësishëm të shoqërisë dhe pikërisht sektorit publik, sektorit privat dhe sektorit civil me qëllim përfshirjen e të gjithë shoqërisë kosovare në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës përkundër modelit aktual jo të qëndrueshëm dhe me polarizim e fragmentarizim të shoqërisë tonë.

Forumi për Iniciativa Qytetare është fondacion komunitar që vepron në Kosovë qysh prej vitit 2000 dhe punon për të siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe komuniteteve në vendim marrje që kanë ndikim afatgjatë në jetët e tyre.

Prej 2008, FIQ punon për të promovuar filantropinë si mekanizëm ndihmës për të nxitë zhvillimin e qëndrueshëm dhe tejkalimin e mentalitetit të bamirësisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Postuare më: 03 Dhjetor 2014 - http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/simpozium-mbi-filantropine-30173/

Donatorët e FIQ: