Më 19 qershor kampanja "Dhuro pemën tënde -Jepi jetë një komuniteti"

11/06/2015

Në kuadër të "Javës së Energjisë së Qëndrueshme" e cila organizohet nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), në datën 19 qershor, ka organizuar kampanjën "Dhuro pemën tënde"Jepi jetë një komuniteti", me ç?rast të gjithë qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë janë të mirëpritur.

A e dini, se ku është ajri më i ndotur në Europë?
A e dini, se në cilën zonë numri i vdekjeve të parakohshme është më i larti?
A e dini, cili është qyteti me më së shumti të sëmurë me kancer në raport me numrin e popullatës në Kosovë?
A e dini, se cili është qyteti, në të cilin numri i qytetarëve që kanë migruar ilegalisht në raport me numrin e banorëve është më  madh?
A e dini, qytetarët e cilit vend në Kosovë ndihen më të izoluar dhe të stagnuar pa pasë mundësi për të zhvilluar dhe realizuar ëndërrat e veta si rezultat i zhvendosjes së tyre të dhunshme për t?i hapë rrugë një termocentrali të ri me qymyr?
Në Kosovë, në Obiliq, në Hade!!!!
Në kuadër të ?Javës së Energjisë së Qëndrueshme? e cila organizohet prej FIQ, në datën 19 Qershor jeni të mirëseardhur, që ti bashkangjiteni kampanjës ?Dhuro pemën tënde ? Jepi jetë një komuniteti?.

Në komunikatën e dërguar për media nga FIQ, thuhet se objektivi i këtij organizimi është që të mbledhim një fond prej 5 mijë euro prej sektorit të biznesit, qeverisë lokale, organizatave të shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare, organizmave ndërkombëtare që punojnë e veprojnë në Kosovë si dhe qytetarëve, i cili do të përdoret për mbjelljen e pemëve dhe luleve në Obiliq dhe Shkabaj (5000? nevojiten për blerjen e 250 pemëve, 1pemë = 16? dhe 4,000 luleve, 1 lule = 0.25 cent.

?Mbjellja e pemëve dhe luleve do të fillojë në Obiliq në orën 12:00, më pas rrugëtimi do të vazhdojë në Hade e Re/Shkabaj, me qëllim promovimin e një ambienti të shëndetshëm për qytetarët dhe dhënien e shpresës, se ky komunitet i zhvendosur ka vëmendjen e qytetarisë aktive, solidaritetin e qytetarëve, që pajtohen për rëndësinë e vlerave njerëzore të bashkëpunimit në mungesë të vizionit zhvillimor dhe të qëndrueshëm?, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Sipas tyre, në Prishtinë, FIQ do të vendosë një tendë në sheshin ?Nënë Tereza? për të gjithë ata qytetarë, që dëshirojnë të kontribuojnë individualisht në dhurimin e pemëve dhe luleve për rajonin e Obiliqit.

"Tenda do të vendoset nga data 15 deri 19 qershor, ku qytetarët mund të kontribuojnë me para në dorë apo përmes bankës. Pemët e mbjella do të mirëmbahen prej komunës së Obiliqit dhe vullnetarëve të FIQ. Përpos kontributit tuaj, ju jeni të ftuar special të merrni pjesë në ditën e mbjelljes së pemëve. Të ftuar të kësaj dite do të jenë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, organizata të shoqërisë civile, biznese, dhe qytetarë", thuhet më tutje në komunikatë.

Raiffeisen Bank- Kosovë: Mbajtësi i llogarisë : Forum for Civic Initiatives

Nr i Llogarisë : 1504001001131156.

Postuar më:  11.06.2015 - http://www.telegrafi.com/lajme/me-19-qershor-kampanja-dhuro-pemen-tende-jepi-jete-nje-komuniteti-2-65018.html

Donatorët e FIQ: