Përpjekje për krijimin e një rrjeti të sipërmarrësve në Kosovë

06/03/2018

Ndërmarrësia shoqërore është në faza të herëshme në Kosovë, me pak plaftorma të mbështetjes, dhe pa definim të qartë ligjor për ndërmarrësitë shoqërore.Ndërkaq, gratë në Kosovë përbëjnë vetëm 10% të pronësisë së bizneseve, kryesisht duke udhëhequr biznese mikro apo shumë të vogëla, sipas studimit të Ri Invest Institue; gratë kanë shumë më pak mundësi për të hapur një biznes për dallim nga burrat.

Kjo situatë nxiti Rrjetin Euclid për të organizuar një punëtori për ndërmarrësinë e grave dhe modelet e bizneseve shoqërore në Prishtinë – projekti ynë i parë në Kosovë. Punëtoria dy ditore është mbajtur me 20 dhe 21 Shkurt, duke ofruar trajnim të ndërmarrësisë 20 grave të moshave të ndryshme, nga vendet urbane dhe atyre rurale.

E financuar nga Charities Aid Fundation, projekti është duke u implementuar nga Rrjeti Euclid  dhe Forumi për Iniciativa Qytetare  si partner lokal i këtij rrjeti.

Qëllimi i punëtorisë ishte që të ofroj mjetete dhe metodat për gratë që janë apo planifkojnë të jenë  sipërmarrëse që të zhvillojnë apo rrisin një ndërmarrje. Mirëpo organizimi i grave në këtë mënyre kishte edhe një objektiv tjetër të rëndësishme: që të rrjetëzoj ndërmarrësitë shoqëror me njëra tjetrën, t’i ndihmoj ato që të fillojnë punën për një rrjet të ardhshëm të bashkpunëtorëve.

Trajnimi dy ditor u ofrua nga Bistra Kumbaroska, udhëheqëse e Social Lab Skopje dhe Menaxhere e Rritjers dhe Partneriteteve në Vienna, dhe nga Shkelzen Merku nga Yunus Social Business.

Trajnimi mbuloi këto pika:
- Njohje me ndërmarrësinë shoqërore  - dhe pse është ndryshe nga biznesi tradicional
- Shembuj të ndërmarrësive shoqërore dhe modeleve të ndryshme rreth Europës si dhe në Ballkanin Perëndimor
-Gjenerimi i ideve: individuale dhe  puna në grupe dhe evaluimi i ideve konkrete
-Mjetet dhe proces për të testuar dhe shtruar pyetjet rreth idesë
- Modeli i biznesit Canvas: Zhvillimi i ideve në modele të bizneseve dhe kuptimi i modeleve të burimeve të të ardhurave
-Shqyrtimi i fokusit të konsumatorëve
-  Prezentim i shkurtër para grupit

Sugjerimet nga pjesëmarrëse theksuan procesin e  “Fabrikës së Ideve” si aspektet më të rëndësishme, si dhe të menduarit e si të mendojmë në mënyrë më rigoroze rreth konsumatorëve që të implementojmë idetë e bizneseve. Në pyetësorin pas trajnimit, 90% e pjesëmarrësve e vlerësuan vlerën e përgjithshme të sesioneve si të shkëlqyer.

Një sipërmarrëse ambicioze komentoi: “Kjo jo vetëm që më ndihmon të mendoj në terme praktike rreth të qenurit finaciarisht e pavarur dhe e fuqishme nëpërmjet biznesit tim, por më ngrit  vetë-vlerësimin dhe besueshmërinë në vete që me të vërtetë mund të arrijmë.

 

Donatorët e FIQ: