Shpallje për vend të lirë pune

05/03/2018

Shpallje për vend të lirë pune

Forumi për Iniciativa Qytetare - FIQ

Pozita: Asistent/e projektit PREX                                                      

Punë me gjysëm orari: 20h punë në javë

Lokacioni: Kaçanik

Data e fundit për aplikim: 10.03.2018

Projekti: PREX ka për qëllim të ofroj mundësi për të rinj në aspektin e punësimit, aktivizmit dhe zhvillimit të aktiviteteve rinore duke përkrahur organizatat lokale.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndimon zyrtarin e projektit në organizimin e fushatave vetëdijësuese për të arritur qëllimet e projektit;
  • Ndihmon zyrtarin e projektit në organizimin e aktiviteteve në terren;
  • Informon zyrtarin e projektit dhe të gjitha palët pjesëmarrëse në projekt për zhvillimet që ndodhin në kuadër të projektit;
  • Propozon ide dhe modalitete te reja të punës të  cilat janë të përshtatshme për kontekstin lokal;
  • Në rast nevoje mban sesione informuese për të rinjët;
  • Mbledh dhe mirëmban të gjitha informatat dhe dokumentacionin që lidhet me projektin

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar studimet në fushat: ekonomi, administrim biznesi, bujqësi, shkencë sociale apo të ngjashme.
  • Të ketë përvojë punë në menaxhimin e projekteve, organizimin e ngjarjeve të ndryshme në terren (së paku 1 vjet)
  • Të ketë shkathtësi të mira të komunikimit dhe rrjetizimit
  • Të njeh konstektin lokal, e veçanarisht prioritetet dhe kërkesat e të rinjëve
  • Të njeh punën në MS office dhe rrjete sociale
  • Të njeh Gjuhën Angleze

 

Per të gjithë kandidatët e interesuar, ju lutem dërgoni CV e përditësuar në info@fiq-fci.org. Në linjën e subjektit, ju lutem shkruani pozitën për të cilën po aplikoni. FIQ do ti kontaktoj vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Donatorët e FIQ: