Përmirësimi në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë

Në përpjekje të përkrahjes së organizatave, veçanërisht OJQ-të, të cilat punojnë në fushën e sigurisë, FIQ dhe Saferworld kanë zhvilluar një qendër elektronike të resurseve, e cila është e hapur për publikun ku raportet dhe materialet tjera mund të gjinden në www.safeplaceproject.org. Për t’ju bashkangjitur kësaj, FIQ ka zhvilluar disa lidhje me OJQ-të në regjione të ndryshme të Kosovës, të cilave ju ofrohet trajnim në mënyrë që ata të punojnë më mirë në rolin e mbikëqyrjes, si në këndvështrimin individual, ashtu edhe në atë të koordinuar.