Plani për një komunitet më të sigurtë

Duke e përdorur metodologjinë e zhvilluar me Saferworld-in, FIQ-i u ofrohet komuniteteve në rrezik dhe në rast se ftohet i ndihmon këtij komuniteti të identifikojë brengat e sigurisë dhe të bëjë adresimin e tyre, përderisa e planifikon ndërhyrjen duke bashkuar të interesuarit kryesorë dhe duke i mundësuar implemetimin e projekteve të tyre. Përvoja ka treguar se ky vështrim i problemeve poshtë- lartë ndihmon të rikyqë komunitetet në procese të vendosjes dhe rritë përgjegjësinë e tyre në krijimin e një ambienti të sigurtë.
Nën këto kushte mundësitë për bashkëpunim janë më të mëdha në lidhje me çështjet e komplikuara të sigurisë, sikurse kontrolli i armëve të vogla. Deri më sot, ky këndvështrim është zbatuar me sukses në pesë komunitete, me planifikim që të zgjerohet edhe në tri lokacione gjatë këtij viti.