merisa.abdullahu@fiq-fci.org
Merisa Abdullahu iu bashkua FIQ si vullnetare në vitin 2016, ndërkohë që tash është praktikante. Merisa është studente e Fakultetit Juridik në UBT. Deri më sot, Merisa është marrë me projekte rinore, të përkrahura kryesisht nga organizatat ndërkombëtare. Projektet e veçanta ku Merisa ka marrë pjesë, janë “Unë jam Ti” dhe “Save the Park”, të dyja të ndërmarra nga UNICEF Innovations Lab Kosovo. Merisa poashtu drejton 20 të rinjë të grupit Young Artivists of Kosova, të cilët kanë realizuar filmin “BrendaPerBrenda”, film ky që trajton probleme brenda shoqërisë te moshat e reja dhe projektin “Breaking Stereotypes”, projekt ky i mbështetur nga Forumi për Iniciativa Qytetare. Merisa poashtu ka pasion realizim e videove ku së bashku me disa të rinj kanë realizuar videon “We love you Mcchaito” me Ambasadën Amerikane duke zënë vendin e parë në Europë.