arieta.dragusha@fiq-fci.org
Arieta Dragusha ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku ka vazhduar studimet postdiplomike në drejtimin Financiar. Poashtu, ka studiuar në Fakultetin Filozofik, drejtimin Shkenca Politike dhe Administratë Publike në po këtë universitet.
Në FIQ punon nga viti 2010, fillimisht si Asistente e Hulumtimeve dhe më pas si Zyrtare për Komunikim dhe Zyrtare e Programit për Sundim të Ligjit, Zyrtare e Programit për Zhvillim të Qëndrueshëm. Tani është Menaxhere e Burimeve Njerëzore dhe Komunikimit. Arieta është marrë me gazetari, fillimisht si bashkëpunëtore e Gazetës Rilindja dhe kohë pas kohe ka shkruajtur për disa të përditshme në vend.