Simpoziumi “Ambasadorët e Rinj” prezanton projektet e ambasadorëve të rinj

11/12/2017

FIQ organizoi simpoziumin “Ambasadorët e Rinj” me qëllim të përmbylljes së aktiviteteve të ambasadorëve të rinj nga Komuna e Vitisë dhe Kaçanikut. Pjesëmarrësit u njoftuan më shumë me punën e 10 grupeve joformale dhe aktivitetet të cilat bashkë me ambasadorët i kanë implementuar në komunitet. Ky event shënoi punën dhe suksesin e më shumë se 100 të rinjve të përfshirë në këtë projekt.

Disa nga projektet e realizuara këtë vit janë: furnizimi i biblotekës me libra, minibibloteka të hapura në të dyja komunat, ulëse në stacionat e autobësëve, ndriçimi i shkollës së mesme “Skënderbeu” në Kaçanik dhe ide të tjera të zgjedhura nga vetë ambasadorët.

Gjatë programit, dy ambasadorë të rinj nga komuna e Vitisë dhe Kaçanikut shkëmbyen përvojën e tyre përgjatë projektit.

“Ka qenë një përvojë e cila na ka përgatitur për shkathtësi që na duhen nëpërmjet trajnimeve që kemi mbajtuar, e pastaj, me vullnetin dhe energjinë tonë kemi arritur që këto mësime t’i aplikojmë me projektet në komunë, bashkë me grupet joformale që aplikuan për këto projekte” tha Bleona Shehu, ambasadore e të rinjve në komunën e Kaçanikut.

Po ashtu, në simpozium foli edhe Lavdim Emini, njëri nga ambasadorët e rinj nga Komuna e Vitisë. Ai shprehi falemnderim ndaj komunitetit, organizatorëve pasi që kjo përvojë solli shumë mësime të reja për të por edhe për te rinjtë e tjerë nga komuna e Vitisë që u përfshinë në këtë projekt.

Me projektin Ambasadorët e rinj, të rinjtë u bën akter vendimmarrës në projekte komunitare që vijnë nga grupet joformale, pikërisht nga vendet që ambasadorët e rinj përfaqësojnë. Pra, ambasadoret janë vet ata që vendosin për projektet më të nevojshme për komunitetin e tyre dhe grupet joformale janë ato që realizojnë këto projekte.

Drejtorja Ekzekutive e FIQ është shprehur se nëpërmjet këtij projekti është jetësuar koncepti i FIQ për rëndësinë e vullnetarizmit, nëpërmjet një qasje inovative atë të forcimit të kapaciteteve vendim marrëse të të rinjëve.

 “Ambasadorët e rinj i kanë dhuruar FIQ-it dhe komunave, kohën, aftësitë, këshilla, eksperienca, shoqëri, vizion për komunën dhe mbi të gjitha inspirim. Pasioni i të rinjve për të rregulluar gjërat në komunat respektive nuk mund të bazohet në asnjë vlerë monetare dhe kjo është vlerë” shtoi zonja Berisha.

Komuna e Kaçanikut ishte bashkëpunëtore në këtë projekt duke bashkëfinancuar projektet për këtë  komunë. Poashtu, të rinjtë e përfshirë në projekt arritën të ngritin rreth 1000 euro nga mbështjetja që morën nga bizneset vendore.

Me punën e tyre ambasadorët e rinj kanë vendosur standartin e duhur se si duhet ndihmuar komuniteti. Kjo kontribuon në instalimin e qytetarisë aktive për t’u angazhuar vazhdmisht në komunitet.

Për më shumë informacion rreth projekteve të realizuara: http://www.fiq-fci.org/news/857

Donatorët e FIQ: