Fillon fushata për sezonin veror "Rrugë të mbarë dhe të sigurt gjatë pushimeve"

04/07/2014

Sot me 4.7.2014 në pikëkalimin kufitar në Merdare nga Policia e Kosovës, OSBE-ja dhe Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ) është lansuar fushata vetëdijesuese për pjesëmarrësit në komunikacion rrugor, me qëllim të respektimit të rregullave në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore e emëruar "Rrugë të mbarë dhe të sigurt gjatë pushimeve".

Kjo fushatë u referohet kryesisht bashkatdhetarëve tanë, të cilët pritet të vizitojnë Kosovën, dhe në vete ngërthen shpërndarjen e fletushkave me karakter informues për pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Në hapjen zyrtare të fushatës drejtori i Departamentit të Operacioneve nga Policia e Kosovës, z. Rashit Qalaj, duke falënderuar OSBE-në dhe FIQ-in për mbështetjen e fushatës tha: ?Kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me rregullat e komunikacionit rrugor si dhe ruajtjen dhe shpëtimin e jetës së qyteteve, duke parandaluar aksidentet në komunikacion.

Carsten TWELMEIER, zëvendësdrejtor i OSBE-së, duke ju referuar mesazhit të kampanjës "Rrugë të mbarë dhe të sigurt gjatë pushimeve", mbështetja e kësaj kampanje ka për qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë, duke pasur në mendje se në këtë rrugë të gjithë, mesazhi im për popullin për vizitorët e Kosovës është: mendoni një minutë për sjelljen tuaj në rrugë, tha në fjalën e tij z. TWELMEIER.

Dajana Berisha drejtoreshë ekzekutive e FIQ-it duke treguar për bashkëpunimin në mes të FIQ-it dhe PK-së në fjalën e saj tha: "Siguria në komunitet është shumë e rëndësishme dhe ka qenë dhe është edhe fukus të punës së organizatës tonë. Duke qenë se kemi të bëjmë me sigurinë në komunikacion kjo ka qenë edhe arsyeja që ne nuk kemi hezituar për ta mbështetur këtë projekt.

Fushata do të zgjasë gjatë sezonit veror dhe fletushkat do të shpërndahen nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare.

Data: 04 Korrik 2014 15:03 - http://www.gazetaexpress.com/lajme/fillimi-i-fushate-per-sezonin-veror-rruge-te-mbare-dhe-te-sigurt-gjate-pushimeve-26560/?archive=1

 

Donatorët e FIQ: