Si të bëhen transparente gjykatat

12/12/2012

Një sërë debatesh për transparencën e gjykatave janë mbajtur javëve të fundit në disa qytete të vendit, si pjesë e diskutimit në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve të gjyqësorit. Debatet kishin për synim të diskutojnë për ofrimin e transparencës së gjyqësorit karshi publikut dhe shoqërisë civile, për faktin që mungesa absolute e transparencës ishte potencuar në analizën e mëparme të FIQ dhe Saferworld “Kosova në udhëkryq”, ku ishte hulumtuar edhe qasja në drejtësi.

Në këto debate kanë marrë pjesë përfaqësues të gjykatave, prokurorive, policisë, organizatave joqeveritare dhe gazetarë.

Është potencuar mungesa e transparencës për mungesë të zyreve apo zyrtarëve për informim të gjykatave, pamundësisë për të mësuar për prioritetet që u jepet numrit të madh të lëndëve, moskomunikimit të duhur të gjyqësorit me institucionet e tjera dhe në raport me publikun. Në disa vende, drejtuesit e gjykatave kanë njoftuar se nga një projekt i organizatave ndërkombëtare do të hapen zyra për informim publik të gjykatave.

Debatet janë zhvilluar në Gjilan, Kamenicë, Ferizaj, Kaçanik, Pejë, Klinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Skënderaj dhe kanë patur vëmendje të shtuar mediale. 

Donatorët e FIQ: