“KOPSHTI EKOLOGJIK”

12/06/2009

12 – 13 Qershor - Gjatë dy ditëve të Festivalit të Lirisë të mbajtur në përiferi të qytetit të Prishtinës, iniciativa “E Vocerr Po e Paqt” organizoi një performancë edukimi për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, duke e vequar riciklimin e mbeturinave si çështje urgjente.  Kjo iniciativë, në hapsirat ku organizohej festivali i lirisë, kishin ndërtuar “KOPSHTIN EKOLOGJIK”,  në të cilin ishte paraqitur kërkesa (peticionin) për taksimin e qeseve të plastikës, të cilat shpërndahen nga shitoret dhe mini/super marketet në Kosovë.  Ky kopsht, mblodhi disa grupe dhe organizata mjedisore, ndërsa interesimi i qytetarëve ishte shumë i madh. 

Disa qindra nënshkrime u mblodhën gjatë këtyre dy netëve. Atyre që nënshkruan peticionin iu dha një çantë lecke e shfrytëzueshme disa herë me moton “Nuk jam kese e plastikës”.
Edhepse “KOPSHTI EKOLOGJIK” ishte vetëm një pjesë e koncertit dyditor masiv, ia solli një qëllim unik dhe bindës festivalit dhe kjo ishte kujdesi për mjedisin. “KOPSHTI EKOLOGJIK” është vizituar nga qindra pjesëmarrës të festivalit të cilët shfaqën interes dhe për lëvizjen “e gjelbërt” në Kosovë edhe pse duken të jenë të vogla për momentin.

Donatorët e FIQ: