Hapet zyra e Këshillit të Nxënësve në Ferizaj

01/01/1970

Një ceremoni për hapjen e zyres së Këshillit të Nxënësve në Ferizaj është mbajtur të premtën, më 7 mars. Zyra do të jetë në shërbim të Këshillit të Nxënësve të Ferizajt(KNF), që përfaqëson mbi gjashtë mijë nxënës të shkollave të mesme të Ferizajit. Duke krijuar këtë hapsirë në gjimnazin e shkollës "Kuvendi i Arbërit", Këshilli i Nxënësve mund të bëj aktivitete të ndryshme dhe të zgjedhë probleme të ndryshme në shkolla. Nxënësit, drejtori i FIQ-it, zyrtarë nga Saferworld, profesorë, drejtorë të shkollave të mesme, zyrtarë të arsimit, policë të komunitetit, dhe stafi, të gjithë morën pjesë në ceremoni. Pajisjet për këtë zyre janë financuar nga FIQ dhe Saferworld, me grantin nga Qeveria Gjermane si pjesë e projektit "SafePlace". Hapja e zyres është mundësuar pas një vit pune nga Këshilli për Siguri në Shkolla, i formuar nga FIQ dhe i përbërë nga zyrtarë komunal të arsimit, KNF, drejtorët e shkollave, policia dhe strukturat tjera institucionale. Këshilli merret me çështjet e sigurisë në shkolla të mesme. 

Donatorët e FIQ: