Këshilltari i kryeministrit, Dukagjin Gorani diskuton me OJQ

22/04/2008

Prishtinë, 22 prill 2008 - Dukagjin Gorani, këshilltar për siguri i kryeministrit Hashim Thaçi ka qenë pjesëmarrës në një takim të organizuar në zyret e FIQ-it dhe Saferworld-it. Në këtë diskutim merrnin pjesë edhe rrjeti i  organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në mbikëqyrje të sektorit të sigurisë i themeluar me 7 organizata joqeveritare partnere: Community Building Mitrovica, Syri i Vizionit nga Peja, Këshilli për Paqe dhe të Drejta të Njeriut nga Prizreni, INPO nga Ferizaj, KCIC nga Gjilani, Rrjeti Rinor i Gjilanit, në mesin e tyre edhe dy organizata serbe, CCSD nga Mitrovica dhe CSD nga Graçanica

Këshilltari Gorani ka referuar për shumë aspekte të sigurisë së vendit, qëndrimet e Qeverisë ndaj rreziqeve dhe elementeve destabilizuese. Përpos që ka mësuar për punën e organizatave partnere në projektet e përbashkëta në këto qendra, ku punohet në çështje të sigurisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, ai është pyetur nga ato për politikat qeveritare të sigurisë, sfidat e shoqërisë dhe kapacitetet e institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për të mbajtur Kosovën stabile dhe të sigurtë.

 

Donatorët e FIQ: