Pyetjet më të shpeshta

1. A kanë përparësi OJQ-të që kanë marrë pjesë në konsultime e organizuara nga ky projekt?
Pjësëmarrja në konsultime, ekzaktësisht në sesionet informuese, apo në ngjarjet e realizuara në kuadër të Projektit, nuk ju garantojnë asnjë përparësi në krahasim me organizatat tjera jo pjesëmarrëse në ngjarjet e realizuara në kuadër të projektit.
2. A çertifikohen pjesëmarrësit pas përfundimit të Akademisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm?
Po, pjesëmarrësit në Akademinë e Qëndrueshmërisë, do të çertifikohen për pjesëmarrje.
3. Kush i mbulon shpenzimet për vajtje-ardhje në Akademi?
Shpenzimet e udhëtimit për vajtje-ardhje në Akademi i mbulon projekti. Shpenzimet duhet të jenë të arsyeshme, pra udhëtimet duhet të bëhen me transport publik dhe të jenë të vërtetuara me kupon fiscal apo në mungesë të kuponit, me biletë.
4. A mund t’i përfshijmë këto shpenzime në projekt-propozim?
Nuk ka nevojë.
5. Sa persona nga një OJQ mund të marrin pjesë në këtë Akademi?
Nga një OJQ, mund të marrin pjesë dy persona, preferohet ata që do të merren me projektin.
6. Pse fillon implementimi i projektit në shkurt 2019, ndërkaq modulet e Akademisë fillojnë më herët?
Modulet e Akademisë për Qëndrueshmëri, do të shërbejnë për përfitim të njohurive sa më të mëdha, në mënyrë që realizimi I projektit të bëhet sa më suksesshëm.
7. A mund të aplikojnë organizatat me buxhet më të madh vjetor se sa 30,000 euro?
Jo.
8. Me çfarë dokumentesh duhet të dëshmohet qarkullimi vjetor i një organizate?
Qarkullimi vjetor i një organizate mund të dëshmohet me Deklaratë vjetore e tatimit mbi korporata e cila merret në ATK pas deklarimit të juaj. Kjo dëshmi do të ju kërkohet nëse jeni pjesë e listës së ngushtë përfituese të skemës financiare nga projekti.
9. A marrim dëshmi nga BE-ja se jemi të liruar nga TVSH-ja?
BE nuk lëshon dëshmi për lirim nga TVSH, është ligji për TVSH dhe vendimi shpjegues për lirim nga TVSH, që janë dëshmi të mjaftueshme për tu liruar nga TVSH. Shih më poshtë sqarimin:
“Sipas vendimit shpjegues publik nr. 04/2016, të nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, furnizuesit e mallrave/shërbimeve, me rastin e faturimit të projekteve të financuara nga të ardhurat e donacioneve, faturimin duhet ta bëjnë pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33. paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të ligjit Nr. 05/L - 37 për TVSH”.
10. A janë këto fushat e vetme ku mund të aplikojmë?
Po. Aplikimi bëhet në fushat vijuese: 1. Demokracia dhe Qeverisja e mirë, 2. Arsimi, punësimi dhe politikat sociale, 3. Rinia dhe vullnetarizmi, 4. Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.
11. Nëse organizatat nuk kanë përvojë të kaluar të ngjashme në fushat prioritare, por në fusha tjera, a mund të aplikojnë?
Po.
12. A kanë të drejt aplikimi grupet jo formale që nuk kanë OJQ mirëpo janë aktivë në lagje apo në fshat dhe kanë ide atraktive?
Projekti ofron përkrahje për Organizata të themeluara (regjistruara) së paku një vit para hapjes së thirrjes për propozime.
13. A mundem te aplikoj rreth aktiviteteve per te drejtat e njeriut , a eshte me muaj apo me vite zbatimi i projektit dhe shumen e aplikimit rreth aktivitetit per te drejtat e njeriut.
Projekti "Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë" ofron mbeshtetje per ide te projekteve te OSHC-ve ne kater fusha kryesore te intervenimit: Demokracia dhe Qeverisja e mirë, Arsimi, punesimi dhe politika sociale, Rinia dhe vullnetarizmi, Sundimi i ligjit dhe te Drejtat e njeriut.
15 OSHC-ve te perzgjedhura do te ju ofrohen mbeshtetje financiare prej 3500EUR deri ne 4000EUR, pavarësisht fushës, ku do te mbulohen 100% shpenzimet e projektit.
Zbatimi i projekteve duhet të bëhet në periudhën shkurt 2019 – korrik 2019.
3. Na nevojiten më shume informata rreth kesaj pjese.
Pyetja:
a). Shuma e perkrahjes financiare 3500-4000 a mundet te aplikoj vetem nje organizate sepse nuk e kemi te qarte fjalen "komunitet". Shih tekstin me posht:
15 grante për projekte me bazë në komunitet do të fitohen nga palët e treta. Shuma minimale e përkrahjes financiare është 3500 EUR ndërsa shuma maksimale është 4000 EUR. Financimi do të mbulojë 100% të buxhetit total të projektit.
Pyetja:

b). Sa i perkete koalicioneve a duhen me qene 4 organizata që duhet të bashkëpunojnë në një projekt për të aritur përkrahjen 34000 apo mundet vetëm një organizatë?
Mund të aplikoni si organizatë e vetme ne kete faze, por projekti duhet te jete me baze në komunitet.
Nëse pranohet projekti juaj, në fazen e dytë të granteve, organizatat përfituese do të ndërtojnë koalicione, te cilat do te perfitojne grante si koalicione me vlere deri ne 8500 Euro (34000 Euro eshte shuma totale që u ndahet 4 koalicioneve me nga 4 organizata. Një koalicion përfiton maksimum 8500 Euro - 8500 x 4 koalicione, gjithsej 34 000 Euro).
14. Jam i interesuar me hape nje ordinance, a i perkrahni keto projekte?
Thirrja është e hapur për Organizata të Shoqërisë Civile.
15. A mund te aplikoj edhe une ne kete thirrje duke marre parasysh faktin se Ojq e kam te formuar qe 5 muaj e jo 1 vit.
OJQ duhet te kete se paku 1 vit funksionim qe nga regjistrimi.
16. A ipen grante edhe per startups, per hapje biznesi?
Thirrja eshte e hapur per Organizata Joqeveritare, qe ndermarrin projekte komunitare, kryesisht avokuese.
17. Kur jemi te krijimi I koalicioneve, a krijohen koalicionet nga organizata tjera, apo nga këto që kanë me fitu në raundin e parë?
Organizatat që përfitojnë grante në raundin e parë, të njejtat do të organizohen në koalicione.
18. Pse nuk përkrahen organizatat që kanë më pak se një vit funksionim?
Për të dëshmu që është në gjendje të menaxhoj një projekt, organizata duhet së paku të ketë një vit nga regjistrimi dhe të ketë së paku një projekt të realizuar në të shkuarën.
19. A munden organizatat me apliku për fonde si koalicione, apo duhet individualisht?
Organizatat mund të aplikojnë individualisht për grante, ndërkohë që koalicionet lidhen në mes të organizatave përfituese të raundit të parë të granteve.
20. A është e mundshme që koalicionet të zgjerohen me OJQ që nuk janë fituese?
Një formë zgjerimi e koalicioneve, mund të bëhet përmes përqindjes së kërkuar për të ngritur fonde nga koalicionet, pra 20% që kërkohet ngritje e fondeve nga koalicionet, aty mund të shtohet ndonje OJQ që ka mjete për të mbuluar këtë përqindje të kërkuar.