U MBAJT TRAJNIMI ME OSHC MBI MENAXHIMIN E CIKLIT TË PROJKETIT

Në kuadër të projektit "Përkrahja e Zhvillimit të Qëndrueshëm Organizativ të OSHC-ve në Kosovë", projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Politikat e Zhvillimit (INDEP) organizuan trajnim me OSHC-të mbi Menaxhimin e Ciklit të Projketeve.

26 Organizata të Shoqërisë Civile përfituan nga trajnimi në fjalë, që për synim kishte ngritjen e aftësive të pjesëmarrësve në menaxhimin e ciklit të projektit dhe t'u sigurojë atyre aftësitë e nevojshme për të identifikuar nevojat dhe për të përgatitur propozime solide për projektin.

Dokumentin e trajnimit mund ta gjeni në vijim. 

PUNËTORIA KONSULTATIVE ME ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

 

Si pjesë e projektit "Përkrahja e Zhvillimit të Qëndrueshëm Organizativ të OSHC-ve në Kosovë", një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Politikat e Zhvillimit (INDEP) organizuan punëtorinë konsultative me mbi 50 Organizata të Shoqërisë Civile në Kosovë.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte identifikimi i: problemeve kryesore me të cilat përballen OSHC-të në fushat përkatëse ku fokusohet puna e tyre; palëve relevante të interesit; kontributit të mundshëm të organizatave individuale në adresimin e çështjeve të ngutshme; si dhe i mundësive për krijimin e koalicioneve ndërmjet OSHC-ve për t'i adresuar së bashku këto çështje. Për më tepër, duke punuar së bashku në shtatë grupe të ndryshme punuese, OSHC-të pritej të gjeneronin ide dhe zgjidhje afatgjata për problemet kryesore që karakterizojnë një sektor të caktuar.

Pjesëmarrësit identifikuan çështjet kryesore në shtatë fusha prioritare nga 10 të përzgjedhura fillimisht, të cilave u është dhënë përparësi bazuar në gjetjen e anketës online të shpërndarë nga organizatorët përpara punëtorisë.