Thirrje për përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile

16/04/2019

Thirrje për përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile (përfshirë rrjetet sektoriale) që veprojnë në Kosovë për të nominuar përfaqësuesit e tyre në Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile.

Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 12.02.2019 për aprovimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2019-2023, si dhe vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 02/04/2019 Nr.05/96, mbi themelimin e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit me lehtësim të CiviKos hap thirrjen për përfaqësues të shoqërisë civile në “Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile.

Thirrja hapet për:

• 10 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të regjistruara në Kosovë;
• 4 përfaqësues të Rrjeteve Tematike të Organizatave të Shoqërisë Civile që veprojnë në Kosovë;

Më shumë informata në linkun: http://kryeministri-ks.net/…/Thirrja-per-an%C3%ABtar%C3%AB-…

Donatorët e FIQ: