Thirrje për OSHC dhe grupe jo-formale nga Komuna e Kaçanikut

01/03/2019

Thirrje aplikimi per OSHC-të dhe grupet jo-formale

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në kuadër të Projektit PREX, synon që të rrisë mundësitë e angazhimit të të rinjëve në Kaçanik, punësimin dhe vetë-punësimin e tyre, të ofroj qasje në resurset e komunitetit nëpërmjet OJQ-ve rinore, shkëmbimeve edukative, rrjetëzimi si dhe ndihmë grupeve vullnetare që kanë për bazë aktivizmin.

Kjo thirrje ka për qëllim të identifikoj dhe mbështes OSHC-të dhe grupet jo-formale të cilat punojnë në fuqizimin e të rinjëve, duke ju ofruar mundësi organizatave dhe grupeve jo-formale të cilat njohin problemet që ballafaqohen të rinjtë, të implementojnë projektet-idetë (iniciativat komunitare/avokuese) në komunitetet e tyre.

Së paku 20 OSHC apo grupe jo-formale do të riaktivizohen dhe të kalojnë nëpërmjet programit të Akademisë së bazuar në komunitet.

Kush mund të Aplikoj?

Ky projekt është përshtatur në mënyrë specifike që përfituesit të jenë OJQ-të ekzistuese dhe grupet jo-formale në Kosovë, që punojnë në drejtim të fuqizimit të të rinjëve.

Procesi i aplikimit

Për të aplikuar për këtë Thirrje për Aplikim, OSHC-të dhe grupet jo-formale duhet ta dorëzojnë një Formular të Aplikimit të plotësuar. Në formular duhet të jepen informata themelore për (a) kapacitetin organizativ dhe përvojat e mëparshme (b) lidhjet me komunitetin dhe aktorët relevantë në nivelin lokal (c) motivimin për mbledhje të fondeve dhe pjesëmarrje në program

FORMULARI I APLIKIMIT - https://ufile.io/7qsxi

Formulari i aplikimit mund të plotësohet dhe dorëzohet online. Përndryshe, mund të plotësohet offline dhe të dërgohet në këtë e-mail adresë: prex@fiq-fci.org ose në Rr. Pashko Vasa Nr.1 - Prishtine, 10000 - Kosovë.

Të gjithë të interesuarit duhet ta kompletojnë aplikimin e tyre deri me datën 31 Mars 2019.

Nëse ju nuk jeni në gjendje për të përfunduar aplikimin online, ju lutem na kontaktoni dhe ne do t’ju dërgojmë aplikacionin përmes postës apo emailit.

Procesi i përzgjedhjes:

FIQ do të shqyrtojë dhe vlerësojnë me kujdes të gjitha aplikacionet e pranuara. Pas kontrollimit të së drejtës për aplikim për të gjitha aplikacionet, 20 idetë më të mira nga të gjitha aplikimet do të përzgjidhen për të kaluar në fazën e Akademisë së bazuar në komunitet. Kriteret e pranimit për aplikim janë:

  • OJQ-të duhet të jenë të regjistruara zyrtarisht (nuk vlenë për grupet jo-formale)
  • OJQ-të/Grupet jo-formale duhet të kenë bazë komunitare
  • Organizatat dhe grupet jo-formale duhet të jenë të bazuara në rini dhe të adresojnë probleme locale
  • OJQ-të/Grupet jo-formale duhet të kenë një projekt-ide (për iniciativa avokuese/komunitare), qëndrueshmëria e së cilës do zhvillohet përgjatë Akademisë së bazuar në komunitet

Ndërsa, kriteret e vlerësimit për të përcaktuar aplikimet më të mira do të bazohen në elementet  e mëposhtme:

  • Kapaciteti i Organizatës / Grupit jo-formal / koalicionit, përkatësisht organizatave anëtare (numri i anëtarëve të ekipit, projektet e mëparshme dhe përvojat e tjera).
  • Lidhjet në komunitet (partneritetet dhe bashkëpunimi me entitete të ndryshme në komunitet)
  • Plani i projektit dhe rezultatet e pritshme
  • Nisma e pavarur, inovative locale
  • Kualiteti i logjikës intervenuese
  • Ndikimi afat-gjatë, social dhe edukativ i komunitetit
  • Potenciali i qëndrueshmërisë

Donatorët e FIQ: