Janë zgjedhur 5 idetë fituese të garës "Ide të gjelbëra dhe inovative /Upshift"

22/04/2018

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe UNICEF Innovations Lab Kosovo kanë përzgjedhur 5 ide-bizneset me më së shumti potencial për zhvillim përgjatë punëtorisë,"Upshift/ Ide të gjelbëra dhe inovative 2018", duke u ndarë grante në vlerë prej 2000 euro si dhe mentorim të vazhdueshëm. 

Ide-bizneset e përzgjedhura janë:
1. Ajri i filtruar (krijimi i makinës që bën pastrimin e ajrit)
2.Dare to be rare (krijimi i punimeve artistike bashkë me femijët me Syndrome Down)
3.Reciklo dhe krijo (mbledhja e mbeturinave - shëndrrimi i tyre në art)
4.Super Xhem (prodhimi i xhemit nga frutat e shkëmbyer me plehe organik) 
5.Krijimi i plehut organik 

Pesë grupet e tjera vetëm se i kanë të zhvilluara planet për ndërmarrësitë e tyre, andaj, FIQ do t'ju ndihmoj që nëpërmjet KosovaIdeas të fillojnë fushata për ngritje të fondeve. 

Donatorët e FIQ: