Përzgjedhen 10 ide biznese për punëtorinë,"Upshift &Ide të Gjelbëra dhe Inovative 2018"

16/04/2018

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Unicef Innovations Lab Kosovo kanë zgjedhur dhjetë idetë me më së shumti potencial për të marrë pjesë në garën/punëtorinë UPSHIFT & Ide të gjelbëra dhe Inovative 2018, që do të mbahet nga data 20-22 prill në Prishtinë.

Idetë e zgjedhura që do të përfaqësohen nga grupet tre anëtarëshe janë:

1. Krijimi i një paisje që vendoset në makinë dhe shëndrron CO2 në pluhur
2. Krijimi i makinës që reciklon materiale të ndryshme
3. Përpunimi i mbeturinave medicionale në laboratore
4. Bicikleta që shëndrron energjinë mekanike në atë elektrike
5. Krijimi i produkteve dytesore nga reciklimi
6. Krijimi i plehut organik nëpërmjet kompsteve
7. Make it Art – krijimi i punimeve artistike/ buzhuteri nëpërmjet reciklimit
8. Ripërpunimi i ushqimeve të mbetura
9. Krijimi i një paisje për matjen e ndotjes së ambientit
10. Paisje inovative për pastrim të ajrit

Në punëtorinë tre ditore, pjesëmarrësit do të zhvillojnë idetë dhe biznes planin e tyre nëpërmjet mentorimit që do ta marrin përgjatë 
programit. Në fund të punëtorisë do të vlerësohen 5 ide-biznese me grante deri në 2000 euro, prej tyre, tri bizneset me më së shumti potencial do të marrin pjesë në garën rajonale për ide biznese të gjelbëra dhe inovative 2018.   

Donatorët e FIQ: