FIQ ndërmerr aksion për pastrimin e mbeturinave në liqenin e Vërmicës

31/03/2018

Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ) ka ndërrmarrë aksion për pastrimin e mbeturinave në liqenin e Vërmicës.

Këtij aksioni i janë bashkuar aktivistë të ndryshëm dhe disa studentë, derisa mbulimet financiare janë bërë me donatorë të ndryshëm nga Kosova dhe diaspora.

Në këtë aktivitet paralajmëroi pjesëmarrjen edhe ministrja e ambientit, Albena Reshitaj, por ajo nuk erdhi. Mbështetje nuk tregoi as komuna e Prizrenit. 

Vullnetarët dhe stafi i FIQ arritën që të grumbullojnë një kamion me mbeturinat e larguara nga kjo pjesë.

Mesazhi i FIQ me këtë aksion është se duhet shumë më shumë vetëdijësim qytetar për ruajtjen dhe pastrimin e ambientit dhe pjesëve të gjelbërta të natyrës sonë të bukur. 

Falemnderojmë donatorët e aksionit: "Medical Group", kompania "Agroduriqi", Meridian Express & BUKA Bakery dhe Shefqet Podvorica. 



Video nga Aksioni: https://www.youtube.com/watch?v=UUoLTQIIC-4

Donatorët e FIQ: