FIQ do të organizoj pastrimin e liqenit të Vërmicës

21/03/2018

Qytetarë të Kosovës,

Ju që doni një ambient të pastër në vendin tonë. Një Kosovë pa mbeturina. Ju ftojmë të na bashkëngjiteni në aksionin për pastrimin e mbeturinave në dhe për rreth Liqenit të Vërmicës.
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka vendosur që më datën 31 mars 2018, ditë e shtunë, të ndërmarrë aksionin për pastrimin e mbeturinave në Vërmicë.
Të gjithë ata që  kanë vullnetin dhe duan të na bashkëngjiten mund të na lajmërohen, ne do të sigurojmë transportin, mjetet e nevojshme (si doreza dhe maska...), si dhe shujtën. 
Të bëhemi bashkë pleq dhe të rinjë, studentë dhe nxënës, të japim shembullin se e  duam vendin tonë! 

Nisja do të bëhet nga ora 08:00, më datën  31 mars 2018, ditë e shtunë do të mblidhemi në Lagjen Pejton, para Gjykatës Kushtetuese.   

Donatorët e FIQ: