05/03/2018
Shpallje për vend të lirë pune
Forumi për Iniciativa Qytetare - FIQ
Pozita: Asistent/e projektit PREX
Punë me gjysëm orari: 20h punë në javë
Lokacioni: Kaçanik
Data e fundit për aplikim: 10.03.2018
Projekti: PREX ka për qëllim të ofroj mundësi për të rinj në aspektin e punësimit, aktivizmit dhe zhvillimit të aktiviteteve rinore duke përkrahur organizatat lokale.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndimon zyrtarin e projektit në organizimin e fushatave vetëdijësuese për të arritur qëllimet e projektit;
- Ndihmon zyrtarin e projektit në organizimin e aktiviteteve në terren;
- Informon zyrtarin e projektit dhe të gjitha palët pjesëmarrëse në projekt për zhvillimet që ndodhin në kuadër të projektit;
- Propozon ide dhe modalitete te reja të punës të cilat janë të përshtatshme për kontekstin lokal;
- Në rast nevoje mban sesione informuese për të rinjët;
- Mbledh dhe mirëmban të gjitha informatat dhe dokumentacionin që lidhet me projektin
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë përfunduar studimet në fushat: ekonomi, administrim biznesi, bujqësi, shkencë sociale apo të ngjashme.
- Të ketë përvojë punë në menaxhimin e projekteve, organizimin e ngjarjeve të ndryshme në terren (së paku 1 vjet)
- Të ketë shkathtësi të mira të komunikimit dhe rrjetizimit
- Të njeh konstektin lokal, e veçanarisht prioritetet dhe kërkesat e të rinjëve
- Të njeh punën në MS office dhe rrjete sociale
- Të njeh Gjuhën Angleze
Per të gjithë kandidatët e interesuar, ju lutem dërgoni CV e përditësuar në info@fiq-fci.org. Në linjën e subjektit, ju lutem shkruani pozitën për të cilën po aplikoni. FIQ do ti kontaktoj vetëm kandidatët e përzgjedhur.