Takime informuese me kryetarët e komunave

22/01/2018

FIQ ka nisur fazën e takimeve me kryetar të komunave të Kosovës, duke u njohur së afërmi me strategjinë për mandatet qeverisëse. Sot u takuam me kryetarin e komunës së Lipjanit z. Imri Rrahmani si dhe Drejtorin për Zhvillim Ekonomik, z. Shkelzen Hajdini.

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) përmes zhvillimit të qëndrueshëm ofron qasje bazike të adresimit të nevojave të komunitetit. Në këtë kontest, bashkëpunimi me nivelin lokal mbetët i rëndësisë së veçantë kur bëhet fjalë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Patëm rastin të njoftohemi me axhendën komunale për këtë mandat qeverisës, prezentimin e dokumenteve strategjike dhe vizionin për qeverisjen lokale, projekte që thejshtësojnë procedurat administrative dhe rrisin transparencën.

 Identifikuam qëllimet e përbashkëta në fusha si: punësimi i të rinjëve, inovacion, biznese të gjelbërta, ndërmarrësi dhe sektor të ngjashëm të zhvillimit të qëndrueshëm. Morëm mështetje në implementimin e projekteve që e transformojnë qeverisjen tradicionale lokale në qeverisje bashkëkohore, përmes reformës në “Smart Cities” dhe “Green Business Ideas”.

FIQ beson në qasjen bashkëpunuese dhe mbështetja që marrim nga insitucionet lokale është jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit si garantuesit më të denjë të angazhimit tonë shoqëror.

Donatorët e FIQ: