Fillon projekti PREX: Takim me të rinj të Kaçanikut

15/01/2018

FIQ ka mbledhur rreth vetes rreth 20 të rinj nga Kaçaniku për të diskutuar nevojat e të rinjve në këtë komunë. Ky takim vie si pjesë e projektit PREX që ka për qëllim të ofroj mundësi për të rinj në aspektin e punësimit, aktivizmit dhe zhvillimit të aktiviteteve rinore duke përkrahur organizatat lokale.

Gjatë takimit pjesëmarrësit u ndanë në dy fokus-grupe, ku së bashku me udhëheqësit e ekipës diskutuan sfidat që hasin të rinjtë e kësaj komunë. Gjatë takimit ne morën rekomandime rreth formësimit të projektit PREX që FIQ ka filluar në këtë komunë nëpërmjet të cilit synohet që të ofrohen mundësi për këta të rinj.

FIQ beson se duke ofruar mundësi për të rinjtë bëhet parandalimi i dukurive negative si dhe ofrohet mundësi që të drejtohet potenciali rinor në formën e duhur. Poashtu, duke pasur qasje proaktive, ne mundësojmë që të rinjtë të përfshirë në projektet tona të gjejnë kuptim dhe angazhim meritor duke sjellur zhvillim profesional, qytetar dhe  përmirësim të jetës në qytetin e tyre.

Nëpërmjet këtij projekti presim që të ngrisim mundësitë e pjesëmarrjes duke ngritur kapacitetet e të rinjve, punësimin dhe vetë-punësimin, duke ofruar qasje nëpërmjet OJQ-ve rinore dhe  këshillave rinor që shërbejnë si qendra për mësime, shkëmbim të njohurive, rrjetëzim mes të rinjve dhe  aktivizëm qytetarë.

 Ky projekt mbështetet nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).