Mirënjohja prestigjioze FIDES i ndahet Kryetarit të Komunës Rufki Suma - 04 dhjetor 2014

04/12/2014

Forumi për Iniciativa Qytetare, në bashkëpunim me Rockefeller Brothers Fund, mbajti  ceremoninë vjetore të ndarjes së Çmimeve FIDES për vitin 2014, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, bizneseve, diasporës, organizatave të shoqërisë civile, dhe komunave në Kosovë. 
Hapjen e ceremonisë së ndarjeve  të Çmimit FIDES  për vitin 2014 e bëri znj Dijana Berisha Drejtore Ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare e cila tha se kjo  është një ngjarje tradicionale e cila promovon filantropinë, njeh dhe dekoron kontributin e filantropit  duke shtuar se shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë njerëz të cilët meritojnë çmime dhe duhet të vlerësohet në çdo aspekt.
Çmimi FIDES për Komuna -  çmimi për këtë kategori që i jepet një Komune që ka mbështetur dhe promovuar bashkepunimin ndërsektorial filantropik këtë vit iu nda komunës së Hanit të Elezit.
Në prezantimin e kësaj Mirënjohje Prestigjioze Drejtoreshë e BIRN për Kosovë znj Jeta Xharra tha se kam nderin që para jush të prezantoj kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma i cili përkundër buxhetit të kufizuar gjeti mundësi që të ndajë nga 100 për çdo lindje, gjeti mënyrë që të mbulojë shpenzimet e varrimit për të gjitha rastet në komunën e Hanit të Elezit.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma duke falënderuar  organizatorët Forumin për Iniciativa Qytetare, Rockefeller Brothers Fund tha se me këtë mirënjohje nderohet Administrata e komunës së Hanit të Elezit, Kuvendi i Komunës si dhe të gjithë qytetarët e komunës të cilët kanë përkrahur të gjitha këto iniciativa.

Ceremonia e Çmimit Fides këtë vit  u nda edhe për kategoritë e mëposhtme:

Çmimi FIDES 2014 për Kontribut në Nivel Kombëtar fondacioni IPKO

Çmimi FIDES 2014 për kontribut të OShC-ve - organizatës THE Ideas Partnership

Çmimi FIDES 2014 për Kontribut Individual:  Misin Zenunaj nga Klina

Çmimi FIDES 2014 për Diasporën, Lazim Destani (KosovaTex/Ecolog, Gjermani, Maqedoni)
Çmimi për kontribut jetësor  "Hasan Prishtina", u takoi vëllezërve Simon e Mikel Kuzhnini.

https://kk.rks-gov.net/hanielezit/News/Advertisement/Mirenjohja-prestigjioze-FIDES-i-ndahet-Kryetarit-t.aspx