Kërkohen angazhime konkrete për rritje të bashkëpunimit polici-qytetar

29/06/2010

Duhet ngritur vetëdija e qytetarëve të rajonit të Gjilani për të bashkëpunuar me policinë dhe për t'i raportuar rastet në polici, edhe atëherë kur kjo ka të bëjë me policët e korruptuar, apo që abuzojnë me detyrën e tyre zyrtare.

Duhet ngritur vetëdija e qytetarëve të rajonit të Gjilani për të bashkëpunuar me policinë dhe për t'i raportuar rastet në polici, edhe atëherë kur kjo ka të bëjë me policët e korruptuar, apo që abuzojnë me detyrën e tyre zyrtare.

Ndërkohë, që policia duhet të mbrojë identitetin e raportuesve të rasteve dhe dëshmitarëve, si dhe duhet të jetë më e pranishme në lokalitete, duke pas takime më të shpeshta me qytetarë, duke qenë më bashkëpunuese me ta, por edhe duke qenë më efikase në trajtimin e rasteve të raportuara nga qytetarët, si mënyrë e rritjes së besueshmërisë në polici. Këto ishin vetëm disa nga kërkesat kryesore që dolën nga debati që u mbajt, të martën në Gjilan, në kuadër të projektit "Policia dhe shërbimi ndaj qytetarëve", që organizoi OJQ "KCIC" dhe "FIQ", e ku të pranishëm përveç zyrtarëve policor, ishin edhe avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile, media dhe qytetarë të shumtë.

Paraprakisht Rabit Miftari, përfaqësues i KCIC-it, ka bërë prezantimin e një hulumtimi të bërë me qytetarët e kësaj ane, ku ata ishin shprehur lidhur me etikën e punës së policisë dhe shërbimet e policisë ndaj qytetarëve.

Miftari tha se janë anketuar 150 qytetarë dhe përgjithësisht ka dalë se policia e Kosovës është shumë pak e korruptuar dhe se qytetarët kanë besim në policinë, hiq rasteve (në trafik), kur policia nuk i gjobitë ata që e meritojnë, por veprohet në bazë të njohtësisë familjare, apo të ndonjë lidhjeje tjetër.

Ndryshe, Nebi Aliu, drejtor rajonal i Policisë Kufitare, ka thënë se territori që e mbulon Policia Rajonale e Gjilanit, vetëm vijë kufitare përfshin 330 kilometra, kurse policia kufitare mbulon katër pika kufitare, dy me Maqedoninë dhe dy me Serbinë, dhe se në kuadër të kësaj, është hartuar edhe strategjia anti-korrupsion.

Sipas Aliut, hiç rastin kur 13 policë që ishin akuzuar për korrupsion, raste me të cilat po merret gjykata, nuk janë evidentuar raste të tjera, edhe pse ai nuk ka përjashtuar rastet individuale, por ka shtuar se të gjitha informatat që kanë të bëjnë me sjelljet jo të mira të policive luftohen në bazë të ligjeve dhe se ku janë evidentuar shkelje policët, janë pezulluar nga puna deri në përfundim të proceseve gjyqësore.

Ndërsa zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani tha se Policia e Kosovës e lufton pamëshirshëm korrupsionin dhe se janë shumë të ashpër në këtë drejtim, për të shtuar se popullata i beson Policisë së Kosovës.

Hashani tha se përpos disa rasteve të izoluara deri më tashti nuk është shënuar ndonjë rast më i theksuar kur policia është korruptuar. Ai është angazhuar që të mbjellë një kulturë e një bashkëpunimi të ndërsjellët, e respektimit të ligjit.

Ramadan Leka, avokat, ka thënë se korrupsioni në polici nuk është i pranishëm dhe se ka shumë prejudikime, por as ai nuk ka përjashtuar rastet e izoluara, por siç ka thënë nuk ka nevojë për sensacione, siç ishte arrestimi i 13 policëve kufitarë, të cilët nga Prishtina u sollën me vrazhdësi në Gjilan dhe e tëra kjo ishte bërë për 50 euro.

Qytetarët pjesëmarrës në këtë debat, kanë theksuar se ata hezitojnë t'i paraqesin rastet e korrupsionit, apo abuzimet e policëve në polici dhe kanë kërkuar që policët ta shtojnë prezencën e tyre në çdo pjesë të qytetit dhe të jenë sa më të afërt me qytetarë.

Po ashtu ata kanë kërkuar që të merren masa edhe ndaj atyre që japin mito, sikurse që kanë kërkuar që policia t?i dënojë të gjithë ata që e meritojnë, e jo që të veprohet në bazë të njohtësisë familjare, apo të ndonjë lidhjeje tjetër.

Përndryshe, Valdrin Grainca, nga FIQ-i, përgjegjës për këtë projekt, tha se qëllimi i këtij projekti është ngritja e mbikëqyrjes publike në sundimin e ligjit si dhe ngritja e bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.

Postuare më: 29 Qershor 2010 - http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/concrete-engagements-for-increase-of-cooperation-police-citizen-requested-105041/?old=1

Donatorët e FIQ: