Lazim Destani merr çmimin "Fides 2014" (VIDEO)

06/12/2014

Prishtinë, 05 dhjetor - Të Enjtën në hotel Emeraldi në Prishtinë u bë ndarja e çmimit "FIDES 2014" për njerëz të suksesshëm dhe organizata me ndikim nga Kosova dhe diaspora, ky çmim i takoi edhe biznesmenit nga Tetova z. Lazim Destani, njofton Televizioni Koha.

Ky çmim jepet nga Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ), i cili është një fidacion komunitar me traditë të gjatë të punës në zhvillimin e komunitetit.

Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, Dajana Berisha, në fjalën e saj tha se së bashku do të mundë të bëjmë edhe më tepër për ata qytetarë që janë në nevojë. ?Shoqërisë tonë i duhen politikanë që ndjejnë për qytetarët e jo ekonomistë modernë?, ka thënë Berisha, transmeton Televizioni Koha.

Laureat të këtij çmimi ishin disa personalitete të dalluara që kanë ndikuar në zhvillimin e solidaritetit dhe filantropisë. Ndër ta ndodhej edhe biznesmeni nga tetova, Lazim Destani, i cili u nderua me çmimin ?FIDES 2014? për kontributin e tij të pamohueshëm nga diaspora. Veprimtaria e Destanit shquhet në angazhimin ekonomik e humanitar, duke zhvilluar traditën e ndërmarrësisë edhe në përmasa globale, kurse në rangun kombëtar, duke mbështetur shumë projekte arsimore, kulurore e humanitar. Ai pasi pranoi çmimin të cilin ia ndau afaristi Shkelzen Bashota, tha se është obligim i secilit që të bëjë më të mirën për Kosovën e cila ka shumë nevojë.

Në fjalën e tij të rastit, Lazim Destani, tha se zhvillimi ekonomik është çelësi i suksesit që e ngrit vendin dhe e drejton kah Bashkimi Evropian.

?Shumë biznesmenë nga Kosova, si në vend ashtu edhe jashtë, ne individualisht jemi shumë të suksesshëm por të bashkuar pak e kemi një defekt, unë besoj t?i bashkojmë forcat më shumë biznesmenët të cilët gjenden jashtë në diasporë, që në radhë të parë do ta zbusë nivelin e lartë të papunësisë dhe do të krijojë bazë solide për një infrastrukturë të mirëfilltë, gjithsesi shumë më mirë punët e vogla të dalin në pah se sa premtimet e punëve të mëdha te cilat vën në pikpyetje realizimin, të krijojmë vende të reja pune të mos e lëme Kosovën të shprazët, ta ndalim këtë proces të derdhjes së punës dhe trurit, kontributi për popullin dhe vendin tënd në asnjë pikë nuk mund të quhet i mjaftueshëm dhe aq më pak një mision i përmbushur, kemi shumë për të bërë në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe anëtarësimit të Kosovës në familjen e përbashkët, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë mbrëmje të organizuar nga Forumi Iniciativa Qytetare (FIQ), çmime u ndanë edhe në kategoritë tjera si: çmimi FEDS për kontribut në nivel Kombëtar, i cili iu nda Fondacionit të IPKO-s. Po ashtu, çmimi FIDES për kontribut në Zhvillim të Qëndrueshëm iu nda ?The Ideas Partnerships?. Për kontribut individual, çmimi FIDES iu nda Misin Zenunaj.

Kurse për të partnerit Filantropik çmimi FIDES iu nda kryetarit të Komunës së Hanit të Elelzit, Rufki Suma. Dhe çmimin për kontribut jetësor ?Hasan Prishtina?, çmimi FIDES iu nda Vëllezërve Kuzhini. Çmimin atyre ua dorëzoi përfaqësuesi i familjes Jashari nga Prekazi, Murat Jashari. Haki Abazi, nga ?Rockefeller Brothers?, ka përshëndetur të pranishmit, njofton Televizioni Koha.

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) vepron në Kosovë që nga viti 2000, dhe që nga vitit 2008 ka për qëllim promovimin e filantropisë si një mekanizëm të mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe tejkalimit të kulturës së bamirësisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Çmimi FIDES u dhurohet personit dhe biznesit nga diaspora të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë përkrahur aksionet jo-profitabile, organizatat apo grupet e organizuara shoqërore, të cilët në mënyrë efektive dhe të frytshme janë angazhuar në zgjidhjen e problemeve në shoqërinë tonë.

FIQ, në vitin 2009 filloi një traditë të re në shoqëri, atë të shprehjes së mirënjohjes publike për bizneset dhe individët të cilët dëshmuan angazhimin e tyre për rritjen e cilësisë së jetesës në Kosovë. Kjo është hera e parë që biznismen nga Maqedonia ka marrë një çmim të këtillë.

Vidio: https://www.youtube.com/watch?v=kOthxnYuhl4

Publikuar: 06.12.2014 - http://www.tvkoha.tv/19437/lazim-destani-merr-cmimin-fides-2014-video-.html

Donatorët e FIQ: