Presidenti Sejdiu mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimeve për Filantropinë Koorporative 2009

01/12/2009

"Në një kohë kur mungonte shteti i Kosovës të gjithë njerëzit ishin bashkë, të gjithë njerëzit e bizneseve dhe të vullnetit të mirë", tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ne ceremoninë e dhënies së çmimeve për Filantropinë Koorporative 2009.

Çmimi për Filantropinë Koorporative 2009 u organizua nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Fondacioni "Rockefeller Brothers Fund", me ç'rast u shpërblyen disa nga kompanitë të cilat kanë kontribuar ne zhvillimin e shoqërisë kosovare.

Presidenti Sejdiu tha se unë e quaj vërtetë një moment historik për Kosovën në një ecje të re, në një rrafsh të ri të zhvillimeve dhe një falënderim i veçantë shkon për të gjithë njerëzit që kanë kontribuar për organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në Kosovë. Mund të them se terreni në Kosovë është mjaft i përshtatshëm për një veprimtari kaq të mirë që del nga shpirti solidar i juaji.

"Ka njerëz të shumtë që janë këtu brenda, që janë në konkurrencë dhe shumë të tjerë të cilët nuk janë këtu, që s'kanë mundur të jenë këtu, por janë pjesë e angazhimeve, pjesë e mbajtjes së shpirtit të Kosovës për periudha të gjata kohore. Në një kohë kur mungonte shteti i Kosovës të gjithë njerëzit ishin bashkë, të gjithë njerëzit e bizneseve dhe të vullnetit të mirë . Mund t?ju them vetëm për 3-4 vite në periudhën e paraluftës deri në 1998 janë mbledhur rreth 14 milionë marka të asaj kohe, vetëm për mirëmbajtjen e sistemit shkollor", theksoi Presidenti Sejdiu duke folur me këtë rast.
"Këta njerëz kanë arritur që Kosovën ta mbajnë me bukë në solidaritet dhe i quaj pavarësisht sasinë, me rëndësi cilësinë, të gjithë njerëzit që kanë qenë jashtë vendit por edhe ata që kanë kontribuar nga këtu", tha Presidenti Sejdiu.

Këta njerëz do të vazhdojnë për të kontribuar për Kosovën, bashkë me miqtë tanë do të njohin vlera të reja plus dhe do të ofrojnë vlera të reja plus, vijoi ai.

E di se konkurrenca ka qenë e fortë por besoj që ai i cili do të shpërblehet do të jetë i pari në mes të barabartëve dhe të gjithë do ta mbështesin në ecjen e mëtejshme popullin e Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike, tha Presidenti Sejdiu, duke ndarë çmimin e parë për Filantropinë Koorporative 2009, për kontribut në nivel kombëtar, që iu dha kompanisë ?Data Project?.

Ndërsa çmimin për kontribut në nivel lokal, i takoi kompanisë "Sharrcem", ndërsa për kontributin e medieve iu dha "Radiotelevizionit 21", gjegjësisht emisionit "Edhe unë jam Kosovë".

Postuare më: E martë, 01 dhjetor 2009 - http://www.president-ksgov.net/?page=1,6,459#.Vbnf-Pmqqko

Donatorët e FIQ: