Hani i Elezit merr çmimin FIDES për Filantropi

04/12/2014

Kryetari i komunë së Hanit të Elezit, Refki Suma, është vlerësuar sot me çmimin FIDES për Filantropi, çmim ky që jepet si vlerësim për reflektim të vlerave shoqërore.

Suma, është shpërblyer për kohën dhe kontributin që ka dhënë ai si kryetar i komunës për të mirën e përbashkët të këtij vendi.

Ky çmim është ndarë nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Rockefeller Brothers Fund, të cilët çdo vit vlerësojnë kontributin e individëve dhe bizneseve të cilët kanë një vlerë të çmuar, pasi sipas tyre, i kanë ndihmuar dhe vazhdojnë t?i ndihmojë mbijetesës së shoqërisë kosovare.

Përpos komunës së Hanit të Elezit, i cili fitoi çmimin në kategorinë e komunave, është fondacioni IPKO që fitoi çmimin për kontribut në nivel kombëtar. Ai për kontribut individual kaloi tek Misin Zenunaj nga Klina, çmimi për kontribut në zhvillimin e qëndrueshëm nga organizatat e shoqërisë civile i takoi organizatës THE Ideas Partnership, ai për kontribut nga diaspora, të cilin e fitoi Lazim Destani (KosovaTex/Ecolog, Gjermani, Maqedoni) dhe çmimi për kontribut jetësor ?Hasan Prishtina?, u takoi vëllezërve Simon e Mikel Kuzhnini.

Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, tha se shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë njerëz të cilët meritojnë çmime, madje siç pohoi ajo puna që bëhet në çdo aspekt duhet të vlerësohet.

Postuare më: 04 Dhjetor 2014 - http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/hani-i-elezit-merr-cmimin-fides-per-filantropi-30332/

Donatorët e FIQ: