Deklaratë nga Forumi për Iniciativa Qytetare kundër Projektligjit për Amnisti

04/07/2013

Forumi për Iniciativa Qytetare përmes kësaj deklarate shpreh indinjatë të thellë ndaj miratimit të Projektligjit për Amnisti i hartuar në bazë të bisedimeve ndërmjet  kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe atij të Republikës së Serbisë.

Forumi për Iniciativa Qytetare gjykon se, mungesa e debateve publike para miratimit të një dokumenti politik të një rëndësie të veçantë, përbën shkelje të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shtrembërim të normave demokratike për të cilat qeveria aktuale shprehet se është tejet e angazhuar. Çdo përpjekje qeveritare për të mbajt larg procese vendimmarrëse, shoqërinë civile, qytetarët dhe zërat apolitik të vendit, komprometon procesin e hartimit të këtij projektligji, përmbajtja e të cilit cenon bazat e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës.

Në vazhdim, Forumi për Iniciativa Qytetare gjykon, se projektligji për amnisti nuk ndihmon aspak në konsolidimin e shtetit ligjor dhe demokratik, por përkundrazi vendos shenjën e barazimit ndërmjet kriminelëve dhe qytetarëve të tjerë të respektueshëm të vendit tonë si dhe cenon sigurinë e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

Postuare më: 4.07.2013 - http://www.kosovalive360.com/deklarate-nga-forumi-per-iniciativa-qytetare-kunder-projektligjit-per-amnisti.html