Berisha: Lajm i hidhur për 33 mijë qytetarë

10/07/2015

Mos votimin e 5 kërkesave kundër shtrenjtimit të rrymës të bëra nga 33 mijë qytetarë që e kanë nënshkruar peticionin, sipas Dajana Berishës nga Konzorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, ka qenë një lajm i hidhur për të gjithë.

Berisha, në një intervistë për emisionin "Ditari i Natës" në Tribuna Channel, ka thënë se rekomandimet e komisionit dallojnë në themb nga kërkesat e qytetarëve.

"Sot janë ftuar deputetët të votojnë për rekomandimet e bëra nga Komisoni për të Drejtat e Njeriut, Persona të Pagjetur dhe Barazi Gjinore, dhe jo peticionin me 5 kërkesa të nënshkruar nga qytetarët. Rekomandimet e komisionit dallojnë shumë në thelb nga ato që janë nënshkruar nga qytetarët. Dy pikat e para që nuk rezultojnë në votim kanë të bëjë me vendimin e ZRRE-së të datës 29 gusht 2014, për të rritur për të dytë herë energjinë elektrike dhe e dyta ka të bëjë me shkarkimin e Bordit", ka thënë Berisha.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon: https://www.youtube.com/watch?v=0neqo8jcECM

Postuar më: 10 Korrik 2015 - http://gazetatribuna.com/lajme/berisha-lajm-i-hidhur-per-33-mije-qytetare-video/

Donatorët e FIQ: