"Dhuro pemën tënde, Jepi jetë një komuniteti"

19/06/2015

Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ organizoi sot në Obiliq dhe Shkabaj kampanjën "Dhuro pemën tënde - Jepi jetë një komuniteti". Kjo kampanjë e mbajtur në kuadër të "Javës së Energjisë së Qëndrueshme" kishte për qëllim promovimin e ambientit të shëndetshëm për qytetarët e rajonit të Obiliqit dhe veçanërisht ofrimin e mbështetjes simbolike për komunitetin e zhvendosur në Hade të Re/Shkabaj. Banorët e fshatit Shkabaj janë pjesë e komunitetit të zhvendosur për ti hapë mundësi gërmimeve për mihje dhe për ndërtimin e Kosova e Re. Duke qenë, se procesi i zhvendosjes ka filluar qysh prej 2004 dhe ende shumica e banorëve të zhvendosur ose banojnë me qira, ose kanë emigruar në mungesë të zgjidhjes së situatës së tyre banesore.

Kampanja e cila ka filluar nga data 15 Qeshor kishte për qëllim mbledhjen e një fondi prej 5,000 ? për blerjen dhe mbjelljen e 250 pemëve dhe 4000 luleve në Obiliq dhe Shkabaj. Për një hapësirë kohore në m/ pak se 1 jave FIQ ia doli që në bashkëpunim me bizneset, komunën e Obiliqit të mbledhë 2,600euro.

Pjesëmarrja e mbi 60 qytetarëve, përfaqësues të komunitetit të Obiliqit, Hade e Vjetër, Hade e Re, përfaqësues të Managjmentit të KEK, Komunës së Obiliqit, FSK, shkollave etj. tregon pajtueshmërinë kolektive se gjelbërimi i hapësirave publike na takon të gjithëve, dhe se komuniteti i Shkabaj përveç gjelbërimit ka nevojë për të gjitha shërbimet bazike, infrastrukturore ujë, rrymë, shkolla, çerdhe, dyqane për tu funksionuar njëjtë si çdo komunitet tjetër në Kosovë.

Në fjalimin e saj, Znj.Dajana Berisha drejtore ekzekutive ne FIQ theksoj, se kjo kampanjë nuk është një aksion ad hoc, por një rezultat i punës së FIQ në Obiliq përgjatë 2 viteve në bashkëpunim me partnerët lokalë Iniciativa për Ambient dhe Zhvillim lokal.

Lulet e mbjella sot ishin të gjitha dhurim i individëve, bizneseve, institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Kampanja për mbledhje fondesh do të vazhdoj deri në fund të muajit Shtator, dhe ato para të mbledhura do përdoren për blerjen e pemëve dhe drunjëve të cilat do të mbillen në muajin Tetor 2015.

Tre kontribuuesit më të mëdhenj të kësaj kampanje ishin:

1. Banka KEP;

2. Lulishte "Parajsa" dhe

3. Komuna e Obiliqit /KI/

Postuar më: 19.06.2015 - http://www.kosova.info/lajme/dhuro-pemen-tende-jepi-jete-nje-komuniteti.html

Donatorët e FIQ: