Telashe me helikopterë

31/05/2013

Menaxhimi i situatave emergjente në Kosovë ende vazhdon të jetë në nivel jo të kënaqshëm, si pasojë e disa mungesave të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e tyre. Vështirësi në menaxhimin e situatave emergjente po shkakton mungesa e flotës ajrore e cila do të mundësonte intervenimin me helikopter në vendet ku nuk mund të hyhet në mënyra tjera.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Forumi për Siguri, i Organizatës për Iniciativë Qytetare (FIQ) me temën ?Reagimet në situata emergjente, përgatitjet dhe mundësitë?, ku u tha se Kosova vazhdon të përballet me mungesë të përgatitjeve për të reaguar në raste emergjente, ndonëse nuk mungon infrastruktura ligjore. Kryeministri i Kosovës ende vazhdon të mos e nënshkruajë vendimin për blerjen e dy helikopterëve që do të mundësonin fillimin e punës flota ajrore që do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë në menaxhimin më të mirë të situatave emergjente.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme Ismet Ibishi, ka thënë se çdo gjë është e gatshme në letër dhe nevojitet vetëm një donacion dhe vendimi për blerjen e helikopterëve që do të mundësonte reagimin në vendet ku nuk mund të intervenohet ndryshe. Në këtë tryezë u bë edhe publikimi i hulumtimit ?Reagimet në situata emergjente, përgatitjet dhe mundësitë?, të cilin e prezantoi Arjeta Rexhepi, që sipas saj që nga viti 2008 ligji ka obliguar drejtorin e përgjithshëm të Policisë që ta formojë policinë rezervë e cila do të kushtonte financiarisht vetëm në formimin e saj, ndërsa kostoja e saj vjen në shprehje vetëm kur ndodhin situata emergjente.

?Çështja tjetër që nuk i është dhënë prioritet nga Qeveria e Kosovës, është flota ajroje që sipas Ministrisë së Brendshme, janë krijuar kushtet për të, siç janë pilotët, stafi administrativ, marrëveshja me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës tash e dhjetë muaj, ndërsa mungon vetëm nënshkrimi i vendimit nga kryeministri për blerjen e helikopterëve?, ka thënë Rexhepi.

Po ashtu, sipas Ismet Ibishit, në nivelin lokal, falë UNDP-së janë duke u bërë trajnime të shumta në mënyrë që të jetësohet sa më shpejt plani i reagimit kombëtar si udhërrëfyes ose bashkërendues i veprimeve ose implementimit të standardeve të reagimit që nënkupton reagimin nga të gjitha institucionet sipas një plani apo një ligji. Ai tha se në këtë periudhë ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me 11 shtete të rajonit dhe në krejt botën pas shpalljes së gjendjes emergjente, është mirë që të kenë bashkëpunim me shtetet tjera në raste kur e godasin situata emergjente Kosovën.

Alush Beqiri, drejtor i parandalimit në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave tha se planifikimi emergjent në Kosovë është bërë dhe po zë një vend të rëndësishëm, sikurse edhe në botë që kjo është shumë e rëndësishme. Ai tha se AME-ja ka një plan të mirëfilltë të trajnimeve dhe mban trajnime të rregullta, por sipas tij, përgjigjja në këto trajnime nga niveli lokal nuk është në nivelin e duhur dhe nuk është e kënaqshme.

?Ne nuk duhet të fokusohemi vetëm në trajnimin e strukturave efektive, por duhet zgjedhuar për tërë popullin e Kosovës. Ato që nuk janë organizative në një formë, por edhe me ligj i takon nivelit komunal që ta bëjë trajnimin e komunitetit. Ne jemi të vetëdijshëm se komunat nuk kanë mjete buxhetore as organizative por duhet këmbëngulur komunat në kërkesat e tyre rajonale dhe ndër rajonale dhe donacione për të bërë trajnimet e duhura?, tha ai.

Në këtë tryezë morën pjesë edhe drejtorë të drejtorive komunale për reagim të shpejtë nga të cilët janë dëgjuar sfidat dhe puna që bëhet në nivele lokale për reagim në situata emergjente.

Postuare më: 31 Maj 2013 - http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=7&LajmID=9929

Donatorët e FIQ: