"Njiheni policin tuaj"ka për qëllim të ofroj më shumë qytetarin me policinë

12/12/2012

Prishtinë, 12 dhjetor - Njiheni policin tuaj, është motoja e fushatës së organizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Kjo fushatë ka për qëllim që drejtpërsëdrejti t'u shpjegohet qytetarëve lidhur me atë që tashmë njihet si 'policimi në komunitet', e që është filozofi e re e punës së policisë, që ka për qëllim të ofroj sa më shumë qytetarin me policin, që qytetarët të dijnë se ku mund të drejtohen, jo vetëm kur rastisin në ndonjë vepër por edhe të kontribuojnë në preventivë. Në maj të vitit 2012, Policia e Kosovës, ka filluar zbatimin e strategjisë ?Policimi në bashkësi?, sipas së cilës, ndarja në sektore mundëson që çdo vendbanim I përket një sektori, ku janë zyrtarët e caktuar policor, e që punojnë vetëm në atë zonë. Këta zyrtarë policor, janë në komunikim të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me qytetarë, ku këta të fundit lirshëm mund të raportojnë rastet e ndryshme që mund të shkaktojnë pasiguri në komunitetin e tyre. Është kjo formë e punës së policisë, e cila si rezultat i krijimit të besimit mes qytetarëve dhe policisë, i kontribuon sigurisë në vendbanime dhe e lehtëson punën e policisë. 

FIQ dhe Policia e Kosovës, sot dolën nëpër lagjet e Prishtinës, ku shpërndanë fletushka njoftuese, të cilat përmbanin konceptin e ?policimit në bashkësi? dhe informata të detajuara mbi koordinatorët e sektorëve, si emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën elektronike dhe fotografitë e secilit koordinator. Këto vizita u bënë në disa shkolla fillore, nëpër bashkësi lokale dhe nëpër lagje të ndryshme, ku drejtpërsëdrejti u njoftuan qytetarët dhe morën fletushkat informuese lidhur me këtë.

Kryesisht, institucionet si drejtoritë e shkollave dhe bashkësitë lokale, u shprehën të kënaqur me punën e policisë dhe poashtu të njoftuar qoftë me konceptin e policimit në bashkësi e poashtu edhe me policin e sektorit. Në ndërkohë, qytetarët nuk ishin edhe aq të njoftuar me konceptin, e aq më pak me policin e sektorit. 

Kjo fushatë do të vazhdoj nesër në Suharekë, me të njejtat aktivitete, në ndërkohë që komunat tjera për shkak të kohës jo të përshtatshme do të vazhdojnë në fillim të vitit 2013. Fushata do të zgjasë tre muaj, ku vazhdimisht do të ketë vizita, bashkëbisedim me qytetarë dhe përfaqësues fshatrash dhe lagjesh në komuna të ndryshme të Kosovës.

Postuare më: 12.12.2012 - http://koha.net/arkiva/?page=1,13,127107

Donatorët e FIQ: