GAP dhe KIPRED bojkotojnë tryezën e MZHE-së

29/09/2011

Ndonëse janë ftuar në tryezë për të diskutuar rreth shqetësimeve të ngritura rreth projekteve energjetike, pjesëtarët e shoqërisë civile që kanë hartuar raportin, do ta bojkotojnë atë. Drejtori i GAP-it, Agron Demi, tha se nuk do të marrin pjesë në tryezën e sotme, pasi atje i kanë ftuar vetëm si pjesëmarrës e jo si pjesëtarë aktivë të debatit.

Sipas Demit, projektet energjetike në Kosovë, që nga fillimi, kanë qenë jotransparente dhe se shoqëria civile asnjëherë nuk ka arritur të ketë qasje në dokumentet zyrtarë në këtë sferë.

Edhe drejtori i KIPRED-it, Krenar Gashi, arsyetoi mospjesëmarrjen në tryezën e sotme të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ndryshe, organizatat GAP, KIPRED dhe FIQ kanë publikuar raportin e tyre më 7 shtator, duke kërkuar zvogëlim të humbjeve të energjisë, studime rreth burimeve alternative të energjisë dhe transparencë më të madhe. Kurse Ministria e Zhvillimit Ekonomik reagoi pas dhjetë ditësh, duke e vlerësuar raportin joprofesional dhe të pabazuar në fakte.

Postuare më: 29 Shtator 2011 - http://www.telegrafi.com/ekonomi/lajme-ekonomi/gap-dhe-kipred-bojkotojne-tryezen-e-mzhe-se.html

Donatorët e FIQ: