Thirrje për "Biznes Plane Të Gjelbërta dhe Inovative " 2017

10/05/2017

Forumi për Iniciativa Qytetare organizon për herë të gjashtë, konkursin kombëtar për "Biznes Plane Të gjelbërta dhe Inovative" 2017.

Ky projekt synon të identifikojë ndërmarrës të rinj në Kosovë të cilëve i ofron përkrahje, trajnime, mentorim, dhe mbështetje financiare fillestare përmes granteve nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyre të biznesit. Idetë fituese mund të përfitojnë grante në vlerë prej 5,000 EUR në nivel vendi dhe 10,000 USD në nivel rajonal.

Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend.

Një ndër sfidat më të mëdha për ekonomitë e sotme mbetet gjetja e formave të reja të organizimit dhe angazhimit të komuniteteve lokale me qëllim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm, reduktimin e impaktit negativ në mjedis duke realizuar për rrjedhojë një shpërndarje më të drejtë të përfitimeve.

Në këtë kuadër gjykohet se, idetë e gjelbëra mund të luajnë një rol pozitiv në motivimin, identifikimin dhe mobilizimin e burimeve me qëllim adresimin në mënyrë strategjike të çështjeve që kanë të bëjnë me përtëritjen e mënyrave tradicionale të prodhimit dhe zhvillimin e tregjeve lokale.

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret e përzgjedhjes për konkursin ?Biznes Plane ? Të gjelbërta dhe Inovative? 2017 janë projektuar për të nxjerrë në pah idetë, që do të kenë një ndikim të rëndësishëm social, mjedisor dhe ekonomik, të cilat do të mbështeten në burimet vendore dhe do të tregojnë potencial për një zhvillim të qëndrueshëm.

Biznes planet duhet ti përshtaten kritereve të mëposhtme:

  1. Idea duhet të jetë në fazë embrionale, apo diçka që sapo ka filluar.
  2. Të jetë krejtësisht e bazuar në burime lokale.
  3. Të ketë një plan të detajuar, apo të jetë ide e detajuar e të qenurit miqësor me mjedisin.
  4. Të ofrojë mundësi punësimi për njerëzit në nivel lokal.
  5. Të përfshijë një strategji për rritje sistematike.
  6. Individët, apo biznesi duhet ta ketë vlerësuar tregun lokal, të njohë konkurrentët dhe përparësitë krahasuese.
  7. Plan biznesi duhet të mbështesë dhe nxisë rigjallërimin e ekonomisë tradicionale lokale dhe lidhjen e njerëzve me këtë ekonomi.
  8. Idea duhet të jetë unike dhe të mos ketë mbështetje monetare nga qeveria lokale, qendrore apo agjensionet ndërkombëtare zhvillimore.

Procesi i Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit për aplikim duhet të plotësojnë formularin elektronik në linkun: www.fiqgrante.com deri më 10 Qershor 2017.

Procesi i Përzgjedhjes:

Paneli përzgjedhës do të jetë i përbërë prej 7 (shtatë) anëtarëve nga fusha të ndryshme profesionale. Përgjegjësia parësore e tyre do të jetë shqyrtimi i gjithë aplikacioneve dhe përzgjedhja e 10 planeve të biznesit si pjesë e fazës së parë. Faza e dytë e punës së panelit përzgjedhës është të bëjë përzgjedhjen finale të 3 (tre) biznes planeve më të mira.

Procesi para-përzgjedhës:

Pas përzgjedhjes së 10 (dhjetë) ideve më të mira të biznesit, secili prej këtyre aplikantëve do të prezantojë idenë në format prej 10 min. para komisionit përzgjedhës, moment gjatë së  cilit ata do të marrin përshtypjet fillestare mbi zbatueshmërinë e idesë dhe aftësive të tyre prezantuese.

Komisioni Përzgjedhës do të  përzgjedhë 3 (tre) idetë më të mira të cilat do të konkurrojnë në forumin ?Zhvillimi i Filantropisë në Ballkanin Perëndimor 2017?, konkurs rajonal  i organizuar nga Fondacioni i Vëllezërve Rockefeller në Korrik 2016.

Për informata më të hollësishme kontaktoni në +381 38 248 677 apo në webfaqen tonë  www.fiq-fci.org

Donatorët e FIQ: